E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë,Thaçi jep dorëheqjen nga posti i deputetit

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqjen nga posti i deputetit në Kuvendin e Kosovës, për t'iu përkushtuar, siç tha ai vetë, qeverisjes së vendit.
Thaçi zgjedhjen e tij ia bëri të ditur kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, përmes një letre në të cilën thoshte se vendimi i tij bazohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
"Ju paraqes dorëheqjen time nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës. Këtë veprim e kam ndërmarrë duke pasur parasysh përkushtimin tim ndaj qeverisë së Kosovës, si dhe përmbushjen në mënyrë sa më efikase të të gjitha detyrave të mija si kryeministër", është shprehur Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›