Thaci-Dacic takim konstruktiv

U zhvillua mbrëmjen e së mërkurës në Bruksel takimi i dytë mes
kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, në praninë e shefes së
Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton.
Në përfundim të takimit Thaçi ka deklaruar se ishte diskutuar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më sot, me theks të veçantë tek ajo për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, IBM.
Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, kryeministri ka nënvizuar se marrëveshja në fjalë do të diskutohet më gjerësisht në dhjetor, duke u shprehur optimist për zbatimin e saj.
Ndër të tjera, Thaçi ka bërë të ditur se është Ka struktura kriminale që mbajnë peng dhe të frikësuar qytetarët. I gjithë angazhimi ynë për veriun do të jetë në përputhje me Deklaratën e Pavarësisë, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës
Hashim Thaçi
Kryeministër i Kosovës diskutuar për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, strukturat paralele serbe, konkretisht financimin dhe shpërbërjen e tyre.
“Ka struktura kriminale që mbajnë peng dhe të frikësuar qytetarët. I gjithë angazhimi ynë për veriun do të jetë në përputhje me Deklaratën e Pavarësisë, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Thaçi është shprehur më tej se, takimi i së mërkurës ka qenë konstruktiv dhe më efikas se takimi i parë, që shërbeu për shkrirjen e akujve mes palëve.
Ndërkohë, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë për mediat serbe se, bisedimet në këtë takim kanë qenë neutrale kundrejt statusit të Kosovës dhe se në të është folur pikërisht për paktet e arritura më parë.
“Në dhejtor do të zhvillohet një takim tjetër me Thaçin në Bruksel. Në të do të flitet për IBM-në, çështje për të cilën Serbia do të parashtrojë disa pyetje”, ka thënë Daçiç.
Shefi i qeverisë serbe ka konfirmuar atë që ka thënë Thaçi, se në takim është folur edhe për transparencën e financimeve të Serbisë. Bisedimet
Takimi i dytë Thaçi-Daçiç
Thaçi: S’ka bisedime për statusin
Thaçi-Daçiç, të mërkurën takimi i dytë