Obama takon Hilari Clinton

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Obama është duke e shqyrtuar mundësinë e emrimit të senatores Clinton në postin e sekretares amerikane të shtetit. Deri më tash nuk ka pasur konfirmim zyrtar, por përfaqësues të Obamës dhe Clintonit nuk kanë përgënjeshtruar që Obama dhe Clinton janë takuar të enjten në Çikago.