Thaci Dialogu permbyll kapitullin e armiqesive shqiptaro-serbe

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ka thene se per ceshtjen e dialogut edhe Kuvendi i Kosoves do ta jape fjalen e vet dhe do te jete e perfshire edhe shoqeria civile.
Kryeministri i Kosoves z. Hashim Thaci deklaroi se armiqesia shqiptaro-serbe merr fund me dialogun. Keto komente ai i beri te merkuren ne mbledhjen e kabinetit qeveritar me crast ka shprehur besimin se dialogu Prishtine-Beograd do te rezultoje me sukses per rajonin.
Thaci ka thene se dialogu do te jete i perqendruar ne aspektet e rendesishme per kete periudhe kohore qe perfshijne levizjen e lire ne rajon agjenden evropiane dhe euroatlantike te udhehequr nga Bashkimi Evropian dhe te mbeshtetur fuqishem nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Ai ka shtuar se dialogu do te jete i fokusuar ne qarkullimin e lire te mallrave shkembimin tregtar dhe zhvillimin ekonomik kthimin e dokumentacionit personal regjistrat civil dhe kadastral dhe shenimet tjera me rendesi ligjore qe jane konfiskuar dhe bartur padrejtesisht prej Kosoves ne Beograd.
Edhe per Kosoven edhe per Serbine por edhe per rajonin ky dialog do te shenoje permbylljen e kapitullit te armiqesive dhe hapjen e nje kapitulli te bashkepunimit ndershteteror mes dy vendeve dhe popujve tane por edhe vendeve tjera te rajonit. Kosova pret qe fundi i ketij dialogu te jete i suksesshem per Kosoven qe Kosoven ta gjeje ne familjen evropiane. Ky eshte synimi yne ky eshte vullneti i qytetareve te Kosoves ky eshte vizioni i politikes se Kosoves kjo eshte mbeshtetja dhe agjenda euroatlantike per Kosoven dhe rajonin - ka deklaruar Thaci.
Pervec Qeverise se Kosoves dhe zevendeskryeministres Edita Tahiri si udheheqese e ekipit te Kosoves Thaci ka thene se edhe Kuvendi i Kosoves gjithe spektri politik edhe opozita dhe shoqeria civile do ta thone fjalen e tyre per kete proces.
Ne presim qe edhe Kuvendi i Kosoves te jape fjalen e vet te debatoje te diskutoje te kontribuoje dhe te mbeshtese kete angazhim tonin te perbashket te gjithe politikes kosovare. Ne do te jemi te hapur dhe transparente para qytetareve do te jemi te gatshem te debat dhe per nxjerrjen e konkluzioneve te perbashketa me gjithe spektrin politik ne Kuvendin e Kosoves - ka thene Thaci.
Ai ka shprehur bindjen se edhe opozita do te jete bashkepunuese ne kete drejtim dhe gjithe spektri politik do te kete nje qasje njesuese.
Kryeministri tha se Kosova eshte shtet i pavarur dhe sovran me integritet territorial te paprekshem por edhe te njohur nderkombetarisht dhe se bisedimet nuk do te prekin ceshtje qe cenojne shtetesine e Kosoves.
Nderkohe zevendeskryeministri Hajredin Kuci tha se ende nuk dihet kur do te fillojne negociatat per faktin se agjenda do te realizohet pas koordinimit me BE-ne dhe SHBA-te
Kuci tha se Kosova nuk i frikesohet dialogut me Serbine dhe se pas dialogut Kosova do te dale fituese.
Ne mbledhjen e Qeverise u mor vendim qe te ndahen 40 mije euro per manifestimet Epopeja e UCK-se.