E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje kosovar vret dy ushtare amerikane ne Frankfurt

Ministri i Brendshem i Kosoves Bajram Rexhepi ka konfirmuar se policia gjermane e ka identifikuar te dyshuarin si Arif Uka shtetas i Kosoves nga qyteti i Mitrovices.

Dy ushtare amerikane jane qelluar per vdekje nga nje person i armatosur ne aeroportin e Frankfurtit ne Gjermani. Autoritetet rajonale nuk perjashtojne as mundesine e nje lidhjeje terroriste por asgje nuk eshte e qarte. Personi i cili vrau dy ushtare dhe plagosi rende dy te tjere sipas informacioneve eshte nga Kosova tha ministri i Brendshem i shtetit Hes Boris Rein. Incidenti ka ndodhur kur eshte sulmuar autobusi qe transportonte ushtaret amerikane. Nuk eshte e qarte nese sulmi ka ardhur nga brenda autobusit. Vrasja ka ndodhur ne terminalin 2 te Aeroportit te Frankfurtit.

Zedhenesja e forcave ajrore amerikane per Evrope majorja Beverli Mok tha se te kater viktimat dy te vraret e dy te plagosurit u takojne ketyre njesive. Ajo nuk dha detaje se ku ishin te stacionuara viktimat apo emrat e tyre. Presidenti i Shteteve te Bashkuara Barak Obama ka denuar sulmin.

Dua qe cdokush ta kuptoje se nuk do te leme asgje pa bere derisa te mesojme si ndodhi ky akt i tmerrshem. Do te punojme me autoritetet gjermane per te siguruar qe te gjithe autoret do te dalin para drejtesise tha Obama. Ministri i Brendshem i Kosoves Bajram Rexhepi ka konfirmuar se policia gjermane e ka identifikuar te dyshuarin si Arif Uka shtetas i Kosoves nga qyteti i Mitrovices.

Kjo eshte nje ngjarje derrmuese dhe tragjike. Po perpiqemi te kuptojme nese ishte dicka e organizuar apo cfare natyre kishte sulmi tha Rexhepi.

Presidenti dhe Qeveria e Kosoves kane denuar ashper vrasjen e dy qytetareve amerikane dhe plagosjen e dy te tjereve. Institucionet e Kosoves u shprehin ngushellimet me te thella popullit amerikan Qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes ushtrise amerikane dhe familjareve te viktimave thuhet ne komunikate.

Ky rast makaber eshte nje akt individual kunder vlerave civilizuese dhe kunder tradites se popullit te Kosoves qe gjithmone dhe perjetesisht do tu jene mirenjohes Shteteve te Bashkuara te Amerikes popullit amerikan dhe Qeverise se SHBA-ve per mbeshtetjen e fuqishme qe i kane dhene popullit te Kosoves gjate procesit te lirise pavaresise dhe tani zhvillimit dhe integrimit te Kosoves thuhet ne reagimin e Qeverise.

I dyshuari gjendet ne paraburgim. Burimet gjermane raportojne se sulmuesi eshte i moshes 21-vjecare. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka denuar sulmin duke e cilesuar si ngjarje te tmerrshme. Ajo ka shtuar se vendi i saj do te beje gjithcka qe eshte e mundur per te hetuar deri ne fund sulmin ndaj autobusit te ushtareve amerikane.

Dua tiu shpreh ngushellimet ushtareve amerikane familjeve dhe te afermve te tyre. Kjo eshte nje tragjedi e tmerrshme dhe Gjermania do te beje gjithcka qe eshte e mundur per te gjetur shpejt cfare ka ndodhur tha Merkel. Ushtria amerikane ka nje numer bazash ne rajonin e Frankfurtit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›