Thaçi: Do ta fitojmë betejën kundër korrupsionit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar të hënën se institucionet vendore do të vazhdojnë fuqishëm betejën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të gjitha dukurive tjera negative, ndërsa inkurajoi prokurorët që të merret merren me lëndët më të rënda.
Ai bëri këto deklarata gjatë një konference për media, pas një takimi që ka zhvilluar me ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepin, kryeprokurorin e shtetit, Ismet Kabashi dhe me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës, Behar Selimi.
Shefi i ekzekutivit tha se tashmë institucionet e Kosovës kanë ndërtuar dhe po fuqizojnë kapacitetin e tyre për të udhëhequr betejën kundër fenomeneve negative, duke respektuar gjithnjë kushtetutshmërinë dhe ligjet në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet relevante ndërkombëtare.
“E kam potencuar se institucionet e Kosovës do ta udhëheqin edhe luftën apo betejën kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar dhe të gjitha dukurive negative. Prandaj, edhe bashkëpunimi me EULEX-in dhe mekanizmat tjerë do të jetë i ngushtë dhe mbështetës për suksesin e Kosovës. Jam i bindur se edhe këtë betejë do ta fitojmë, me vendosmërinë, guximin, këmbëngulësinë dhe sundimin e ligjit”, ka thënë ai.
Ndërkohë duke folur për protestat e djeshme të qytetarëve shqiptarë dhe serbë në të dyja anët e lumit Ibër, kryeministri Thaçi ka thënë se nuk do të lejohet të prishet rendi nga askush, ndërsa përmendi se ndërhyrja policore ka qenë e koordinuar me autoritetet ndërkombëtare.
“Gjitha angazhimet tona të djeshme kanë qenë të koordinuara me autoritetet ndërkombëtare. Ne do të punojmë maksimalisht për implementimin e strategjisë së Qeverisë së Kosovës dhe atyre ndërkombëtare për sundimin e ligjit në tri komuna dhe formimin e komunës së re dhe aspektet socio-ekonomike. Për Kosovën do të ketë vetëm ecje përpara, njohje të reja dhe një opinion pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare në përputhshmëri me vullnetin qytetar të Kosovës, pra për Kosovën shtet i pavarur, sovran dhe demokratik”, ka thënë Thaçi.
Ai vlerësoi se është jashtëzakonisht inkurajuese edhe vendosmëria dhe deklarimet e kryeprokurorit që edhe rastet e ndjeshme në kuadër të 111 rasteve tjera kanë filluar të shqyrtohen.
Nga ana tjetër kryeprokurori i shtetit, Ismet Kabashi tha se kanë arritur konsensus të përgjithshëm që Prokuroria duhet t’i kryejë detyrat e veta kushtetuese dhe prioritet t’i jap luftës kundër kosupsionit dhe lkrimit të organizuar.
“Arritëm konsensus të përgjithshëm që Prokuroria duhet t’i kryejë detyrat e veta kushtetuese, duke pasur parasysh se vlerësojmë që korrupsioni dhe krimi i organizuar janë dy pengesat kryesore të zhvillimit të Kosovës. Me rastin e marrjes së postit të kryeprokurorit, e kam thënë se prioritet themelor do të jetë lufta e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë Kabashi.
Sipas tij, prokurorët e Kosovës kanë kapacitet, guxim dhe vullnet që të merren me lëndët më të rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Thaçi e Feith: Luftë korrupsionit
Kryeministri Hashim Thaçi dhe shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë (ICO), Pieter Feith, kanë ritheksuar përkushtimin e tyre për të vazhduar bashkërisht angazhimet institucionale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe për të plotësuar kriteret për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euro-atlantike .
Këto deklarata janë dhënë të hënën pas një takimi që ka zhvilluar kryeministri Thaçi me shefin e ICO-së, ku edhe janë diskutuar zhvillimet aktuale politike në Kosovë. Përmes një kumtese për media bëhet e ditur se kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për qeverisje të mirë dhe efektive dhe për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin me ICO-në dhe me EULEX-in, Thaçi theksoi se partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare vetëm sa do të thellohet, në funksion të përmbushjes së të gjitha kritereve për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euro-atlantike.
Nga ana e tij, shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë (ICO), Pieter Feith ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me qeverinë dhe të gjitha institucionet kosovare.
Ai ka vlerësuar se në këtë frymë të punës së përbashkët, Republika e Kosovës do arrijë t’i përmbushë të gjitha sfidat që dalin para saj, në rrugën e zhvillimit dhe integrimit. (kosovapress)