Jep dorëheqje Nesrin Lushta

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Nesrim Lushta, ka dhënë të hënën dorëheqje nga ky post për shkaqe shëndetësore.
Pas mungesës disa mujore në punët e KQZ’së, Lushta ka vendosur që të jep dorëheqje nga kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor. Para disa muajsh Lushta kishte thyer këmbën dhe që nga atëherë nuk ishte paraqitur në punë.
“Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Nesrin Lushta, dha dorëheqje nga posti i kryetares së KQZ’së. Në një takim me anëtarët e KQZ’së, Lushta i informoi ata se, jep dorëheqje për shkaqe shëndetësore”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga KQZ.
Lusha në fillim të këtij viti është emëruar nga presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, anëtare e Gjykatës Supreme të Kosovës, i cili emërim shihej si jo i drejtë, pasi Lushta vazhdonte të mbante edhe detyrën e kryetares së KQZ’së.