E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci Do te qeveris dhe nje mandat tjeter reformat vazhdojne

Prishtine 23 dhjetor NOA-Kryeministri ne detyre Hashim Thaci njeheresh kryetar i PDK-se tha se ai do te perfundoje edhe mandatin e dyte si kryeminister i Kosoves per ti vazhduar reformat e filluara demokratike.

Kjo deklarate vjen ndersa vazhdojne dilemat nese Partia Demokratike e Kosoves e dale fituese ne zgjedhjet e fundit sipas rezultatit paraprak do te mund te formoje koalicion qeverises dhe te siguroje numrin e mjaftueshem te votave per te formuar qeverine e re.

Thaci tha se reformat nuk kane te ndalur dhe se ato do te vazhdojne deri ne fund te mandatit te ardhshem katervjecar.

Ne baze te Kushtetutes partia e pare apo fituesja e zgjedhjeve merr fillimisht mandatin per formimin e qeverise. Por nese nuk ia del te siguroje mbeshtetjen e nevojshme ne Parlament mandati per formimin e qeverise i kalon partise se dyte para se vendi te rrezikoje me krize institucionale dhe zgjedhje te reja.

a.y/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›