E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rimbursimi, mashtrim pensionisteve

Qendrat shendetesore jepnin barna te listes se rimbursueshme me recete pa rimbursim edhe per te siguruarit

Edhe pse barnat qe pacientet merrnin ishin ne listen e barnave te rimbursueshme, drejtori i Qendres Shendetesore te Dushkut ka zgjedhur te mos e cilesoje kete gje ne recete edhe per personat e siguruar dhe per pensionistet. Skandali i eshte bere me dije ISKSH-se nga nje subjekt farmaceutik ne rrethin e Lushnjes. Megjithate, kjo nuk eshte shkelja e vetme qe eshte konstatuar gjate kontrollit te imet te ushtruar nga Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor. Gjate inspektimeve ka rezultuar braktisje e vendit te punes, kartela te paplotesuara te pacienteve, vizita pa fatura, por me "shperblimin" e mjekeve, e shume shkelje te tjera.

Rimbursimi

Njera nga shkeljet qe ka ndikuar drejtperdrejt ne buxhetin e pacienteve pensioniste dhe te te siguruarve ka ndodhur ne Qendren Shendetesore te Dushkut ne Lushnje. Nisur nga ankesa e nje subjekti farmaceutik te ketij rrethi, u konstatuan shkelje te theksuara te kontrates nga drejtori i Qendres Shendetesore te Dushkut. Behet fjale per dhenie te barnave te listes se rimbursueshme me recete pa rimbursim edhe per personat e siguruar. Nga pacientet eshte deklaruar gjithashtu, se mjeku u kerkonte leke per viziten, pa mandat-pagesen perkatese. Gjithashtu, nga kontrollet ka dale se ne pjesen me te madhe te qendrave shendetesore mungonin grafiket dhe oraret e sherbimeve shendetesore, informimi i te siguruarve per perfitimet nga skema e sigurimeve shendetesore. Por gjithashtu jane verejtur edhe mangesi ne administrimin e karteles se pacientit, ku nuk plotesohen te dhenat e domosdoshme sipas praktikes mjekesore, nuk plotesohet sakte ecuria e semundjes, diagnostikimit, ekzaminimet, konsultat dhe mjekimi. Gjithashtu, ka mungesa te theksuara te ekzaminimeve laboratorike apo imazherike mbeshtetese te diagnozes, te cilat sherbejne si tregues te rendesishem te diagnostikimit e te vleresimit te gjendjes se pacientit, per diagnoza si astma bronkiale, insuficience kardiake kronike, diabet melitus, ad. prostate, etj. Pra, ka dale se leshohen barnat me rimbursim pa kryer keto ekzaminime te rendesishme.

Alarmi

Alarmi per ate qe na ndodh cdo dite, eshte argumentuar nga ISKSH, me rezultatet e kontrollit te imet qe ka ushtruar ne mjaft qendra shendetesore. Keshtu, gjate ketij kontrolli jane konstatuar mungesa te theksuara te mjekeve, gje qe rrezikon jeten e pacienteve. Me konkretisht, ne Qendren Shendetesore te Sarandes mungonte i gjithe personeli shendetesor. Masa e rekomanduar, ishte heqja e nje dite pune, te gjithe personelit te Qendres Shendetesore dhe rekomandim per mase disiplinore "Verejtje" per drejtoreshen e Qendres. Pothuaj ne te gjitha Qendrat Shendetesore te kontrolluara, nder drejtimet e kontrollit ka qene zbatimi i disiplines ne pune nga personeli shendetesor, ku jane konstatuar mangesi te personelit ne sherbim. Ne Qendren Shendetesore Kodovjat, rrethi Gramsh, nje mjek nuk shkonte ne pune per muaj me radhe. Ndaj ketij mjeku u rekomandua masa "Nderprerje kontrate individuale me qendren shendetesore. Gjithashtu, ne disa qendra shendetesore te rrethit Kruje, Gramsh dhe Puke, u konstatuan mungesa te personelit mjekesor. Nisur nga ankesat e vazhdueshme te disa pensionisteve te rrethit Delvine, u konstatua keqmenaxhimi i qendres shendetesore nga drejtoresha e kesaj Qendre, mungese dhenieje te sherbimeve shendetesore ndaj nje pensionisti, shkelje te theksuara te detyrimeve kontraktuale, si mjeke e pergjithshme dhe e familjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›