E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te (mos) kapercesh Ibrin

Nga Shkelzen Maliqi

Oliver Ivanoviq thote se serbet e Kosoves kane nevoje per policine qe do te jete garant i sigurise se tyre, duke nenkuptuar me kete rikthimin ne detyre te policeve serbe qe e bojkotojne SHPK-ne qe nga shpallja e pavaresise. Por, kete e thote me sherr, duke kerkuar nje "vije te vecante komanduese" per kete polici qe praktikisht do te ishte "polici etnike serbe". Argumenti pse insistohet ne kete "vecim komandues" eshte "pamundesia" qe serbet te sherbejne ne policine e shtetit te pavarur te Kosoves. Kjo do te ishte baras njohjes se pavaresise, konkludon ai. Ky propozim "kompromis" i Oliverit vjen si reagim ndaj presioni qe e ka nisur Qeveria e Kosoves dhe SHPK-ja duke anuluar pagat e policeve serbe te cilet per me shume se nje vit jane duke e bojkotuar SHPK-ne. Qellimi i ketij presioni nuk eshte vetem qe te ndeshkohen ata qe pa merita marrin pagat, por qe te provohet edhe nje alternative tjeter per futjen e serbeve ne SHPK. Forcat e rendit kane bere plan qe te shpallin nje konkurs permes te cilit shpresojne se do te fillojne rekrutimin ne radhet e veta te pjesetareve te komunitetit serb qe pajtohen me realitetin e ri dhe qe nuk i pengon vija unike komanduese ne SHPK. Kjo mundesi ka alarmuar Oliverin! Udheheqesit e rebeluar serbe, si dhe pardonet e tyre ne Beograd, e kane kuptuar se regrutimi i pjesetareve te SHPK-se nder serbet qe kane qendrim pajtues me shtetin e Kosoves, sado i vogel qe do te ishte, e ve ne rrezik strategjine e tyre te obstruksionit te vazhdueshem te instalimit dhe forcimit te institucioneve te pavaresise te pakten ne pjeset e Kosoves qe kane mbetur "gri", ose me sakte, nen kontrollin e institucioneve paralele serbe.

Duke pasur sukses relativ ne brendi te Kosoves, "virusi" i policit serb qe sherben shtetin e Kosoves do te mund te importohej edhe ne veri te Kosoves, qe tenton te mbetet bastion i mohimit te pavaresise, ose te imponimit te nje entiteti te vecante serb, i cili, ja, do qe te kete policine e vet te pavarur nga SHPK-ja. Vizioni i Oliverit eshte i lumit Iber si Rubikonit qe ndan Kosoven e pavarur nga nje Serbistan i vogel ne veri te Mitrovices dhe komunat serbe qe i ndane ky lume, por qe i ka edhe disa pipa te zgjatur si te oktopodit ne enklavat ne Kosoven lindore dhe qendrore, qe i ushqen dhe i mban gjalle gjithnje e me me zor veriu i rebeluar.

Prej kohesh, i projektuar nga forcat intervenuese nderkombetare, te lumi Iber eshte vendosur ne formule e pat pozicionit, e problemit te ngrire. Perderisa Kosova ishte nen administrimin e UNMIK-ut, kjo ndarje artificiale ka krijuar tensione dhe konflikte te intensitetit te ulte, por nuk ka lejuar qe te kontestohet hapur bllokada e levizjes pertej Rubikonit - as kosovaret nuk lejoheshin qe te kapercejne lumin dhe te marrin nen kontroll veriun, e as serbet qe te shkeputen ose edhe te aktivizojne forcen e oktopodit qe fuqine e thith nga Beogradi per te gelltitur edhe pjeset tjera te Kosoves qe ata i konsideronin per "toke serbe".

Koheve te fundit tensionet ishin perqendruar rreth rindertimit te shtepive te shqiptareve ne Lagjen e Boshnjakeve ne Veri, qe serbet e kundershtonin hapur, por u arrit nje kompromis mbase i perkohshem rreth kesaj. Tani, Rubikoni sfidohet me delegalizimin e plote te pjesetareve serbe te SHPK-se qe kane treguar jolojalitet te plote ndaj shtetit te Kosoves, por qe me vete faktin se jane paguar dhe kane qene nje lloj formacioni ne pritje, kane misheruar idene e policise se vecante serbe, krahas asaj ilegale qe prej kohesh eshte instaluar dhe paguar nga Serbia, si p.sh. formacioni i njohur si Rojet e Ures, qe kane qene dhe mbetur pjese te institucioneve "paralele" te shtetit te Serbise, qe veprojne si nje sistem vetem formalisht ne hije, duke qene praktikisht dhe efektivisht guvernature e Qeverise se Serbise. Por, as pavaresia e Kosoves e as zhvillimet e fundit nuk kane ndryshuar asgje ne status-quone e instaluar ne dy brigjet e lumit Iber. Qeveria e Kosoves edhe me tej i ka duart e lidhura per ndonje veprim te hapur aneksues, p.sh. qe te dergoje pertej Ibrit me funksione permanente te sigurimit te rendit forcat e SHPK-se, te cilat do te garantonin edhe funksionimin e institucioneve te tjera te shtetit te Kosoves, te doganave, gjyqeve apo administrata vendore. Kjo jo vetem qe nuk perkrahet dhe pelqehet nga pardonet e jashtem te pavaresise, por do te provokonte edhe nje gjendje te hapur te konfliktit, per cka Qeveria e Kosoves nuk i ka as mundesite e as mjetet qe ta realizoje. Lufta thjesht nuk eshte opsion ne rrethanat e sotme, e edhe as ne te ardhmen e afert. Kjo situate dhe bllokade nuk eshte as vullnet i Hashim Thacit, apo edhe cilitdo lideri tjeter qe do te ishte ne poziten e tij te Kryeministrit, e qe sot i bie gjoksit se eshte me trim dhe po te ishte ne pushtet, do ta clironte veriun.

Nga ana tjeter, edhe pse krekosen dhe e mbajne gjendjen e tensionuar, as serbet nuk kane mundesi qe te radikalizojne rezistencen dhe ta kapercejne Rubikonin. Edhe Oliveri, qe shpesh di te jete edhe realist ne vleresime dhe parashikime, nuk enderron zgjidhjen e dhunshme, por si edhe padronet e tij ne Beograd, insiston ne zgjidhjet diplomatike dhe politike. Kuptohet, ne keso situata bllokadash zhvillimet ndonjehere i ikin kontrollit, sidomos kur ashiqare mungojne instancat e autoritetit dhe rendit, dhe kontrollin e gjendjes e kane mafite ekonomike dhe politike. Por, ne brigjet e lumit Iber as keta faktoret perfitues nuk e kane interes shperthimin e bllokades, perkundrazi atyre u pergjigjet situata e turbullt dhe parajsa e veprimit ne "token e askujt"... Autoriteti i vetem qe mban situaten cfare eshte, ne status-quo, eshte faktori i jashtem, i cili edhe preferon qe kalimi i Rubikonit te jete i ngadalshem, duke pritur kushtet per zgjidhje te perhershme dhe stabile. Sa per ngushellim, ne bote ka edhe probleme tjera edhe me te medha qe me decenie mbeten te hapura apo ne gjendjen status-quo. Rubikoni yne mbase nuk do te mbetet aq gjate molle sherri, por duhet te mesohemi me strategji me afatgjate dhe me te mencura te veprimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›