KE,vlerëson Maqedoninë për liberalizimin e vizave
Komisioni Evropian ka dhënë mendim pozitivë në "Vlerësimin për plotësimin e kushteve të udhërrëfyesit të Maqedonisë për liberalizimin e vizave, njoftoi Ministria e Jashtme e Maqedonisë. Sipas MPJ-së Komisioni Evropian në mënyrë korrekte dhe objektive ka vlerësuar të arriturat e Maqedonisë të parapara në Udhërrëfyesin e BE, edhe atë për të gjitha kaptinat si : (1.Siguria e Dokumentave, 2.Imigrimi Ilegal dhe Riatdhesimi, 3.Rendi dhe Siguria dhe 4. Marrëdhëniet e Jashtme dhe të drejtat fundamentale). Lidhur me këto kaptina të parapara në udhërrëfyesin për vizat, KE konstaton se Maqedonia ka arritur progres të rëndësishëm. MPJ bënë të ditur se me publikimin e Vlerësimit, rrumbullaksohet etapa e parë e procesit të liberalizimit. " Në pajtim me parajmërimet e KE-së, procesi i liberalizimit do të individualizohet , gjegjësishtë aktivitetet do të zhvillohen në bazë të të arriturave të secilit vend", njoftojnë nga MPJ.
Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me të gjtiha institucionet të kycura në përmbushjen e kërkesave, si përgjigje të Vlerësimit, do të bëjnë nëj kontrol të inovuar për aktivitetet e planifikuara dhe të realizuara. Kjo përgjigje pastaj në dhjetor do të shqyrtohet nga Drejtorati i Përgjithshëm për Drejtësi, Liri, dhe Siguri të Komisionit Evropian. Me qëllim të verifikimit të progresit të arritur të Maqedonisë, Komisioni Evropian planifikon të realizoj komisione vlerësuese, të përbëra na zyrtarë dhe ekspertë të vendeve anëtare të BE-së. Misionet vlerësuese planifikohen për tre mujorin e parë të vitit 2009 edhe atë për kaptinat 1,2 dhe 3 kurse për kaptinën e 4 është paraparë të mbahet një takim në nivel ekspertësh. Një takim i nivelit të lartë lidhur me procesin e liberalizimit të vizave pritet të mbahet më 18 dhjetor të këtij viti në Bruksel. Në këtë takim do të shqyrtohet Vlerësimi i KE-së, dhe do të definohen hapat e ardhshëm në këtë process, para së gjithash datat dhe orari i mbajtjes së komisioneve vlerësuese. Pas finalizimit të Raportit të misioneve vlerësuese, Maqedonia prêt rekomandim pozitivë nga vendet e anëtare të BE-së për shkallën e përmbushjes së kërkesave të Udhërrëfyesit. Në bazë të të arriturave të tanishme në implementimin e Udhërrëfyesit , Maqedonia prêt në vitit 2009 heqjen e vizave.