E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci-Haradinaj shkembejne kredencialet

Për gati një orë ka zgjatur takimi mes kreut të PDK, Hashim Thaçi dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj. Por vetë protagonistët kanë siguruar pas takimit se nuk folën për cështjen e koalicionit qeveritar. Thaçi e Haradinaj deklaruan se ranë dakord për bashkëpunim në temat aktuale që kanë të bëjnë me dialogun Prishtinë – Beograd, për reformën elektorale dhe për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian.

Sidoqoftë, në të takim të parë zyrtar si krytear partish, Thaçi i dhuroi Haradinajt librin e pavarësisë, ndërkaq, Haradinaj ia dhuroi atij një libër me veshje popullore.

Pas takimit, kryetari i PDK-së, dhe njëherësh kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk dha përgjigje nëse është i gatshëm që postin e kryeministrit t’ia jap AAK-së në rast të një koalicioni të mundshëm.

"Vullneti ynë për bashkëpunim është i dy anshëm, që për synim primar ka forcimin e shtetit tonë, do të jemi edhe më të konsoliduar edhe më të plotë në përgjegjësitë e përbashkëta që do t'i kemi me rikthimin e Haradinajt. AAK-ja ka marrë rolin e përgjegjshëm shtetëror, që para së gjitha ka interesat të cilat ndërlidhen drejtpërdrejt me perspektivën euroatlantike më Republikën e Kosovë”, u shpreh Thaçi.

Partia e Ramush Haradinajt ngul këmbë që lideri i saj të bëhet Kryeministër. Mirëpo kur është pyetur nëse këtë ambicie ia ka shfaqur kryeministrit aktual Hashim Thaçi, Haradinaj tha se tema e koalicioni nuk është trajtuar në këtë takim.

“Kemi thënë në media deri tani se ofrohemi të marrim përgjegjësitë, edhe përgjegjësitë e para në qeverisje. Gjithashtu, marrja e përgjegjësive është një proces. Ne sot kemi filluar me disa tema, në të ardhmen mund të vazhdojmë me tema të tjera. Kjo është e vërteta. Nuk e kemi trajtuar temën për të cilën po flasim”, u shpreh Haradinaj.

Në anën tjetër, Haradinaj, i pyetur nëse do të bëjë koalicion me PDK-në edhe ku do të bënin pjesë ish-pjestarët e SHIK-ut, nuk ka dashur të japë deklaratë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›