E Diel, 1 Nëntor 2026

Taylor Swift dhe Katy Perry po shkatërrojnë femrat në botë

Taylor Swift dhe Katy Perry janë akuzuar si modele që shkatërrojnë femrën, pasi që janë shumë të ashpra me njerëz. 
Yjet e popit bëjnë pjesë në listën e të famshmëve që fitojnë më së shumti, duke grumbulluar njëshumë prej 57 milion dollarë Taylor dhe 45 milion dollarë Katy, sipas llogaritjeve të revistës Forbes të bërë nga muaji maj i 2011 deri në maj të 2012.

Në një artikull të botuar në Hollywood Reporter, thuhet se dyshja janë kthyer në vitet e 50-ta me mënyrën se si i joshin njerëzit.

“Në njëfarë mënyre ne jemi kthyer mbrapa tek vajzat e viteve 50. Kjo është një ankth kur duhet të mbijetosh në botën e meshkujve kur femrat duhet të jenë vetëm të qeshura, energjike dhe modeste”.

Camilla etiketon edhe këngëtare të tjera si Doris Day, Debbie Reynolds dhe Sandra Dee.

“22 vjeçarja Swift nuk ka qëndrim dhe Katy luan rolin e një adoleshente të egër që nuk i shkon një 28 vjeçare”, thuhet ndër të tjera. Poashtu këto dy këngëtare quhen edhe “të pashije” pasi Taylor mundohet më shumë sesa që duhet që në tekstet e saj të ankohet për të dashuritë ndërsa Katy Perry është vetëm një nxitëse tifozash maniake./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›