“Martesa është mundësia të notosh e zhveshur me dikë”

E sapomartuara, Jessica Biel ka shpalosur preferencat e saja lidhur me jetën martesore. Mundësia e të notuarit zhveshur me personin që je e përfshirë në martesë, është njëra ndër gjërat e preferuara të saj.
Duke pozuar për numrin më të ri të revistës, “Elle” gruaja e Justin Timperlake ka thënë:
“Eshtë mirë ta kesh dikë afër në të mirë e të keq. Të ndash aventura me të. Të mund të notosh e zveshur me të”.
Aktroja dhe modelja 33 vjeçare, ka zbuluar gjithashtu se, Justin është vërtetë një “burrë shtëpije” dhe e befason shpeshherë me gatimet e shijshme.
“Justin gatuan pite me tri petë. Ai është shumë i ndikuar nga gjyshja e tij. Ai di të gatuajë edhe tortë me boronicë gjë që është vërtetë e pabesueshme”, ka thënë Biel.
Jessica Biel dhe Justin Timberlake u martuan gjatë muajit tetor ndërkaq, çifti ka shitur fotografinë e tyre të martesës plotë 30.000 dollarë./Indeksonline/