E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mes muzikës dhe biznesit

Yjet e ekraneve tona, prej kohësh nuk po mjaftohen vetëm me shijimin e parave që përfitojnë nga skena.
Ata kanë gjetur mënyra të ndryshme për të shtuar fitimet e tyre nëpermjet ndermarrjeve private. TCH ka përpiluar një listë të personazheve që bejne biznes te suksesshem ne Shqiperi, duke pasur një ndihmë të madhe nga popullariteti i tyre individual.

Elton Deda para se të largohej nga Shqipëria la pas krahëve një pub që për kohën ishte shumë i përfolur,“Tre Musketierët” . Tashmë trajneri i ‘The Voice of Albania’, përveç se iu rikthye Shqipërisë e muzikës, duket se i është rikthyer edhe sipërmarrjeve private. Lokali i tij, është një nga destinacionet më të reja të fundjavës.

Jonida Maliqi nga jashtë të jep përshtypjen e dikujt që ka kënduar gjithmonë për qejfin e saj. Krahas muzikës e njohur gjithashtu edhe për “look”-un duket se gjithë ajo vëmendje mediatike rreth veshjes i ka dhënë një ide të mirë për biznes. Prej kohësh ajo ka një ambient me veshje dhe gjëra ekskluzive ashtu siç i pëlqejnë asaj. Sigurisht imazhi i Jonidës ka qenë një publicitet jashtëzakonisht i mirë për sipërmarrjen e saj dhe prej kohësh ajo shijon frytet.

Flori Mumajesi, përveçse autor i shumë këngëve të tij të suksesshme, është edhe prodhues për shumë artistë të tjerë. Ajo punë që dikur bëhej me pagesa sporadike tashmë është kthyer në angazhimin kryesor të djaloshit të njohur. Kompania e tij e prodhimeve, përveçse menaxhon shumë artistë të skenës sonë, prodhon edhe produktet e tyre plotësisht. Dikur Flori u përfshi në biznesin e veshjeve, por duket se muzikën e njihte më mirë.

Çiljeta Xhilaga mund të ngjallë reagime të përziera, por këngëtarja është e vetëdijshme për faktin se ka dhe ajo ndjekësit e vet. Të apasionuarat pas Çiljetës mund të jenë joshur nga një dyqan veshjesh që kjo e fundit ka hapur.

Linda Halimi ka hapur një nga bizneset më interesante sigurisht e nisur nga përvoja e vet personale. Këngëtarja që më parë ishte mbipeshë, pasi humbi disa kilogramë, vendosi që këtë gjë duhet ta bënte dhe me të tjerët.

Renis Gjoka është një tjetër këngëtar në listën e sipërmarrësve, me pub-i i tij që shijon edhe performancat e këtij të fundit. Edhe pse i ri në moshë nuk humbi kohë që të shpenzonte të ardhurat e koncerteve lart e poshtë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›