ZMQ-ja:Sot në protestë për çmimin e naftës

Çmimet e karburanteve në vendin tonë kanë mbetur të palëvizshme, pavarësisht zbritjes së tyre në tregun ndërkombëtar. Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve (ZMQ) shprehu shqetësimin për këtë fenomen që godet xhepat e shqiptarëve. Në një njoftim për shtyp, ZMQ-ja kërkon nga konsumatoret shqiptare që të shprehin pakënaqësinë nëpërmjet një proteste të fuqishme që parashikohet të mbahet sot . "ZMQ kërkon që konsumatorët shqiptarë nepermjet refuzimit per tu furnizuar me karburant diten e hënë, të shprehë protesten e saj ne lidhje me kete situatete patolerueshme ne treg. ZMQ-ja fton të gjithë drejtuesit e automjeteve të solidarizohen me këtë grevë kombëtare duke kërkuar që sot për 24 orë, ata të qëndrojnë larg pikave të karburanteve si mjeti i parë i protestës ndaj karteleve të fundit në Europë", citon njoftimi për shtyp i kësaj Zyre. Arsyet që shtynë ZMQ-ja të ndërmarrë një nisëm të tillë, kanë qënë ankesat e konsumatorëve shqiptarëve në lidhje me çmimin tepër të lartë të naftës dhe nënproduktete të saj. "Çmimi ulet dhe ngrihet nga një dorë në të njëjtën orë në qindra pika karburanti në gjithë Shqipërinë", thuhet ndër të tjera në njoftimin për shtyp.