Thaçi: Jo shkëmbimit të territoreve
Kosova nuk do të marrë në konsideratë asnjë shkëmbim territoresh me Serbinë për të zbutur tensionet në rajon, sepse një hap i tillë mund të ketë pasoja të gjera negative, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.
"është një ide shumë e keqe. Qëllimi im nuk është ndryshimi i kufijve, por integrimi në strukturat euro-atlantike", ka thënë Thaçi .
"Nëse tolerojmë ndryshimin e kufijve, atëherë do të ketë një efekt zinxhir dhe pasoja për gjithë rajonin. Pasojat do të ndihen në Maqedoni, Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë. Secili vend i rajonit ka Mitrovicën e vet", ka thënë Thaçi.