Vendimi i apelit të Haradinajt më 21 korrik
Vendimi i apelit në rastin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, do të publikohet më 21 korrik, ka bërë të ditur Tribunali i Hagës, ndërsa raporton "Turkish Weekly".
Haradinaj, së bashku me dy udhëheqës tjerë të UçK-së, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, u paraqitën në gjykatë në vitin 2007.
Ata u akuzuan për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje, torturë dhe dhunim të civilëve serbë gjatë luftës së vitit 1999.
Në prill të 2008-ës, Haradinaj dhe Balaj u liruan nga të gjitha akuzat kundër tyre, ndërsa Brahimaj u shpall fajtor për trajtim mizor dhe torturë, dhe u dënua me gjashtë vjet burg.