Thaci: Jo shtrirjes se pjesshme te EULEX

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka deklaruar se qeveria e tij nuk do te lejoje shtrirjen e pjesshme te misionit EULEX ne Kosove.
Thaci ka theksuar se eshte nje domosdoshmeri qe misioni i rendit dhe ligjit te shtrihet ne te gjithe territorin e shtetit te ri te Evropes.
“Qendrimi i institucioneve te vendit eshte se misioni policor dhe gjyqesor i Bashkimit Evropian duhet te shtrihet ne te gjithe territorin e Kosoves. Ne nuk do te lejojme qe kjo shtrirje te jete e pjesshme”, ka pohuar Thaci.