Malajzia njeh pavaresine e Kosoves

Malajzia ka njohur zyrtarisht sot pavaresine e Kosoves.
Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave vendimi ne fjale i eshte komunikuar ministrit te Jashtem kosovar, Skender Hyseni nga ambasadori i Malajzise ne Prishtine, Mustafa Hj.
“Kam nderin t’ju percjell lajmin se qeveria e Malajzise ka njohur pavaresine e Republikes se Kosoves. Me lejoni t’i percjelle vendit dhe qeverise tuaj urimet me te sinqerta per perpjekjet tuaja per te ardhmen”, thuhet ne letren e ambasadorit.
Me kete njohje shkon ne 51 numri i vendeve qe kane njohur pavaresine, pas njohjeve qe i bene se fundmi edhe Portugalia, Maqedonia dhe Mali i Zi.