E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Kontrata me “Bechtel”, transparente

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar në Parlament se, kopja e kontratës me konsorciumin “Bechtel-Enka”, e paraqitur nga lëvizja Vetëvendosje, nuk është versioni final i saj. “Transparenca financiare e projektit është e plotë dhe të gjitha shpenzimet, deri në detaj, janë të përfshira në ligjet përkatëse për buxhetin”, ka deklaruar Thaçi. Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka ndërhyrë duke kërkuar që kontrata origjinale për ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova” të bëhet publike nga qeveria. Por Thaçi ka reaguar duke u shprehur se, “kundërshtimet për autostradën i bëjnë ata që kanë kundërshtuar edhe pavarësinë e vendit”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›