Thaçi: Kornizë të përbashkët për veriun

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se strategjia për integrimin e veriut të Kosovës, bazohet mbi vendosjen e një kornize të përbashkët të sundimit të ligjit në Kosovë.
Kryeministri tha se strategjia e përbashkët e institucioneve të vendit dhe atyre ndërkombëtare synon forcimin e sovranitetit të vendit dhe krijimin e kushteve për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Sipas strategjisë, parashihet edhe mbajtja e zgjedhjeve lokale në veri deri në fund të vitit dhe shuarja e strukturave paralele serbe, që vazhdojnë të ndihmohen nga Beogradi zyrtar.
Deklaratat e Thaçit pasuan kritikat e ashpra të presidentit serb Boris Tadic në seancën e KS të OKB-së, ku u diskutua për Kosovën, i cili e cilësoi strategjinë për veriun si destabilizuese për vendin.