Rritet dollari, këmbehet me 99 lekë

Dollari amerikan ka arritur sot vlerën më të madhe në kursin e këmbimit valutor. Kështu një dollar është shkëmbyer me me rreth 99 lekë vlera më e lartë e arritur këto kohët e fundit. Kjo shpjegohet sipas specialistëve me rritjen ekonomike që ka filluar të SHBA-ja.Tashmë kriza ekonomike vitit të kaluar ka filluar që të harrohet dhe dollari amerikan ka filluar të fitoj pikë edhe kundrejt monedhave të huaja.Po ashtu dhe euro vazhdon të qëndrojë e fortë përballë lekut shqiptar kështu një euro vazhdon të shkëmbehet me reth 139 lekë. Tashmë monedha shqiptare leku vazhdon që të zhvlerësohet duke e ndikuar për keq në ekonomi megjithëse shumë specialistë e quajnë këtë si një ndodhi normale për kursin e këmbimit.