Sherr me prindërit për cigaren, 14-vjeçari var veten në kasolle
29/02/2012 Me probleme mendore, shpeshherë shtërngonte shallin në fyt. Historia e plotë
POGRADEC- Një adoleshent me probleme mendore, që prekej shpejt nga qortimet, vari veten me litar në kasollen e bagëtive. Si shkak kryesor për vdekjen tragjike të tij nuk është gjë tjetër veç indiferencës totale ndaj 14-vjeçarit që shpeshherë e kishte paralajmëruar vetëvarjen me anë të shenjave të ngjashme (p.sh. shpeshherë lidhte shallin në qafë dhe e shtrëngonte fort). Ndezja e disa cigareve dhe qortimi nga familjarët mendohet të jetë një ndër motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka ndodhur në orën 13.00 të së hënës në fshatin Podgozhan të krahinës së Mokrës, në Pogradec, kur i ati e gjeti me litar në fyt të birin, M. G, nxënës në klasën e 12. Përpjekjet për ta rikthyer në jetë rezultuan të kota, ndërsa në vendngjarje mbërritën ekspertë të policisë së Pogradecit, të cilët kryen verifikimet e para, duke marrë dëshmitë e familjarëve dhe shokëve, për të përcaktuar shkakun e vetëvrasjes. Të hënën adoleshenti nuk kishte shkuar në shkollë, pasi vendosi ti jepte fund jetës, duke u vetëvarur me litar në kasollen e bagëtive. Kur e gjeti të varur, i ati doli menjëherë jashtë për të kërkuar ndihmë, ndërsa doktori i zonës ishte shprehur se nëse ai do tia kishte zgjidhur në çast litarin të birit, kishte pak shanse që ai të shpëtonte i gjallë, tezë kjo që mbetet për t’u verifikuar nga eksperti mjeko-ligjor.
Vetëvarje e paralajmëruar
Burime pranë rrethit të ngushtë familjar e shoqëror të adoleshentit i thanë gazetës “Metropol” se në fëmijërinë e hershme ai kishte pasur probleme me shëndetin mendor dhe ishte trajtuar me medikamente. Teksa koha kalonte në atë zonë të thellë malore të Mokrës së Pogradecit, ai vijonte normalisht shkollën dhe kthehej rregullisht në shtëpinë e tij, në fshatin Podgozhan. Familja e tij përbëhej nga dy prindërit, vëllai dhe motra. Së fundmi, mesa duket i ishin rikthyer ato simtomat e sëmundjes mendore, pasi mes shokëve shfaqte disa shenja të çuditshme. Shpeshherë shtrëngonte fort rreth qafës shallin dhe shprehej se “keni për të parë se çfarë do bëj unë”. Kur dikush e qortonte, ai qëllonte veten me grushta, derisa gjakosej. Ndërkaq, muajt e fundit 14-vjeçari kishte nisur të ndizte ndonjë cigare duhan, gjë e cila mesa duket kishte rënë në veshët e prindërve, të cilët natyrisht që nuk kanë qenë dakord me këtë veprim. Ende nuk dihet nëse ka qenë kjo zënkë e tij me prindërit për duhanin si shkak i vetëvarjes, por policia e ka marrë si një nga pistat.