E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizita mjekesore online me rrethet e vendit

Telemjekesia dhe skaneri tredimensional kane mberritur ne spitalin rajonal te Kukesit. Venia e tyre ne funksionim pritet te lehtesoje diagnostikimin dhe kurimin e pacienteve te te gjithe qarkut duke ulur fluksin e tyre drejt spitaleve te kryeqytetit. Me nje investim prej 170 mije eurosh nga Buxheti i Shtetit eshte bere i mundur sigurimi i ketyre aparaturave mjaft te nevojshme per mjeket dhe pacientet. Nepermjet telemjekesise do te kemi mundesi qe te semuret ti konsultojme ne distance. Do te kete mjeke dezhurn ne QSUT qe do te konsultojne per cdo nevoje qe do te kemi ne. Eumlshte e mundur qe mjeket te ndjekin seminare dhe kurse trajnimi ne distance duke mos qene fizikisht atje por duke marre pjese aktive ne seminare dhe konferenca - thote Jemin Ferati drejtor i Sherbimit Spitalor Kukes. Spitali rajonal i Kukesit me venien ne funksionim te ketyre aparaturave renditet ne nje nder kater spitalet rajonale te vendit ku sherbimi ndaj pacientit behet jo vetem mbi bazen e arritjeve te fundit te shkences por edhe me vizita online nga Qendra Spitalore Universitare e Tiranes pa qene nevoja qe pacienti te udhetoje fizikisht.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›