E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Liderët Kosovarë s’kanë etje për tu takuar me liderët serbë

Kryeministri i Kosovës ka thënë se liderët Kosovarë nuk kanë etje për tu takuar me liderët serbë, megjithëse theksoi se ky dialog është i domosdoshëm.

Ai në një intervistë për RTK-në, theksoi se është me domosdoshmëri ndërtimi i fqinjësisë së mirë për integrime euroatlantike, si dy vende sovrane.

“Prandaj ne do të jemi të përgjegjshëm në angazhimet tona kushtetuese dhe ligjore por edhe të respektimit të plotë të standardeve evropiane për fqinjësi të mirë të vendeve. Nuk kemi etje për tu ulur me lidershipin e Serbisë ndërsa natyrisht është në interesin e dy vendeve normalizimi i raporteve”, ka deklaruar kryeministri Thaçi transmeton Indeksonline.

Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se do të jenë të unifikuar dhe ta bashkuar për çështjet e rëndësishme për Kosovën.

“Për të ardhmen evropiane janë përcaktuar i gjithë spektri politik kosovarë, për fqinjësi të mirë janë përcaktuar edhe gjithë spektri dhe vullneti dhe qytetarët e Kosovës. Dialogu është bërë jo për rregullimin e brendshëm të Kosovës. Ne kemi zhvilluar dialog edhe në Maqedoni, Shqipëri por edhe malin e zi prandaj edhe Serbia është fqinji ynë tjetër . patjetër është që ti normalizojmë marrëdhëniet. Marrëdhënie këto që do të avancojnë procesin integrues të Republikës së Kosovës por edhe vendet e rajonit, por jam i bindur se ashtu siç kemi qenë ta bashkuar në procese të rëndësishme, do të jemi edhe të unifikuar edhe me qëndrimet tona shtetërore duke respektuar gjithmonë Kushtetutën, Ligjet e Kosovës në mënyrë që të përshpejtojmë procesin e integrimeve të Kosovës në strukturat e Bashkimit Evropian”, ka theksuar Thaçi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›