Vetëvendosje takohet me bashkatdhetarë

Jeton Lleshi, kryetar i pikës së Cyrihut, i ka informuar ata me zhvillimin dhe aktivitetin e kësaj pike në kuadër të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Zvicër.
“Deputetët Afrim Hoti dhe Liburn Aliu i njoftuan të pranishmit me gjendjen e gjithmbarshme politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë, të cilën e vlerësuan si shumë të rëndë, me theks të veçantë në dy procese shumë negative, në të cilat po e shpien vendin kjo qeveri, atë të privatizimit të egër neoliberal të ndërmarrjeve publike, si dhe negociatat e dëmshme me Serbinë, për çështje të brendshme të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e lëshuar nga Qendra Lëvizjes Vetëvendosje në Zvicër.
Më tej në këtë debat të organizuar nga kjo Lëvizjeje, bashkatdhetarët janë interesuar dhe kanë shtruar pyetje për shumë çështje, si problemi i Mitrovicës, privatizimi, arsimi dhe plan-programi për mërgimtarët etj., pyetje këto të cilat deputetët e lartpërmendur u janë përgjigjur duke i informuar ata me programin politik të Vetëvendosjes dhe alternativat e saj për zgjidhjen e këtyre problemeve, thuhet në fund të komunikatës.