E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Modernizimi po ndodh në gjithë Kosovën

Mitrovicë-Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka vizituar dje fshatin Vidimiriq të Mitrovicës, ku ka inspektuar ndërtimin e rrugës së re. “Kjo është rruga e re, në Kosovën tonë të re, në shtetin tonë të ri. Modernizimi i vendit po ndodhë në gjithë Kosovën. Kjo është një rrugë që do t`ua lehtësoj jetën shumë qytetarëve, do të modernizojë gjithashtu infrastrukturën dhe ndjehem tepër mirë që po përmbyllim një investim rreth 6 milion euro vetëm në pjesën veriore të Mitrovicës për një vit si qeveri, ndërsa mbi 10 milion euro në qytetin e Mitrovicës”-theksoi Thaçi.

Ai shtoi se qeveria do të investojë në rrugë të reja, në kanalizime, ujësjellës, si dhe në ndërtimin e shkollave të reja. “Unë dua të besoj se fuqimisht se kështu të bashkuar do të vazhdojmë të kemi investime dhe do të ndryshojmë vendin tonë për të mirë, ndryshim ky i cili shihet. Sot mund të them lirisht se kjo punë e cila po bëhet, po bëhet një punë për t`i hapur rrugë të sigurt zhvillimit ekonomik, krijimin e hapjeve të reja të punës edhe perspektivës të gjithanshme të shtetit dhe qytetarëve tonë”-tha më tej kryeministri kosovar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›