Barak ofron mbështetjen për krijimin e shtetit palestinez
Uashington -Ministri i Mbrojtjes së Izraelit Ehud Barak ka deklaruar se i ka sugjeruar kryeministrit të vendit Benjamin Netanjahu, që të jetë i gatshëm të mbështesë procesin paqësor që do të çonte te shteti i pavarur palestinez.
Komentet e ministrit hebre u bënë pas takimit të tij të parë me presidentin amerikan Barak Obama në Uashington. Barak ka deklaruar se marrëveshja ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve mund të arrihet brenda tri vitesh. Netanjahu deri më tani ka kundërshtuar zgjidhjen me dy shtete që nënkupton krijimin e shtetit të pavarur palestinez.