E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama: Shtimi i trupave në Afganistan, varet nga stabiliteti

Uashington-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka deklaruar se çfarëdo vendimi për trupa shtesë në Afganistan do të varet nga stabilizimi dhe zhvillimi i demokracisë në këtë vend. Në një intervistë për revistën “Newsweek”, Obama ka theksuar se vendimi më i vështirë që ka ndërmarrë deri më tani, pas marrjes së postit për në kreun e Shtëpisë së Bardhë, ishte urdhri për dërgimin e 17000 trupave shtesë në Afganistan.

Presidenti amerikan ka thënë se nuk përjashton mundësinë e dërgimit të trupave shtesë në Afganistan, por ka shtuar se vetëm rritja e numrit të trupave nuk do të sjell stabilitet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›