E ardhme e zymtë politike për Brown
Londër-Kryeministri britanik Gordon Brown, ndodhet në një situatë të vështirë politike dhe e ardhmja e tij nuk duket aspak premtuese. Pas një recesioni të thellë dhe një seri skandalesh, anketat tregojnë se Partia Laburiste ka rënë në nivelin më të ulët në 60 vjet për sa i përket popullaritetit të saj. "Ne duhet ta provojmë veten se e meritojmë besimin e publikut. Ne duhet të kërkojmë të falur për gabimet që janë bërë. Ne duhet të korrigjojmë të gjitha gabimet që kanë ndodhur dhe të riorganizojmë sistemin në një mënyrë që publiku ta shikojë dhe t’i kthehet besimi në procesin politik”-theksoi Brown në Dhomën e Komunave këtë javë.
Me përjashtim të thirrjes së tij nëntorin e kaluar për reformimin e sistemit bankar dhe gjashtë javë më parë me organizmin e takimit të nivelit të lartë të G-20, rezultatet e anketave për të nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. Pasi ka shtënë në dorë të dhëna për shpenzimet e parlamentarëve britanike, Daily Telegraph ka botuar çdo ditë artikuj ekskluzivë gjatë javës së fundit.
Ndihmës redaktori i kësaj gazete, Andrew Pierce thotë se megjithëse imazhi i politikanëve britanikë në përgjithësi është dëmtuar, Partia Laburiste e zotit Brown është goditur më rëndë. Një sërë çështjesh, përfshirë edhe kufizimin e lirive civile në Britaninë e Madhe e kanë vënë qeverinë e Kryeministrit Brawn në opozitë me publikun. Siç shprehet zoti Pierce, shumë votuesve, durimi u ka marrë fund.