Thaci Ne duhet te kemi nje zgjidhje se problematikes Kosove-Serbi

Kryeministri Hashim Thaçi ka përmendur për herë të parë mundësinë e fillimit të një procesi të ri në dialogun me Serbinë. Kreu i Qeverisë në një dalje publike ka deklaruar se me shtetin serb mund të bisedohet edhe për çështje politike. Sipas tij, zgjidhja e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të bëhet në nivelin vendimmarrës politik.
“Ne duhet të kemi një zgjidhje, mund të them historike të përmbylljes së problematikës Kosovë-Serbi. Komuniteti ndërkombëtar është pajtuar që të ketë çështje teknike, pastaj në nivele politike” , ka thënë Thaçi, në një intervistë për RTK.
“Takimet në mes të lidershipit të Kosovës dhe Serbisë do të ndodhin herët e vonë. Diçka e tillë nuk është duke u kërkuar sot, prandaj do t’i japin mbështetje dialogut teknik në Bruksel”, ka shtuar Thaçi.
Kryeministri aktual nuk ka dhënë shpjegime se çka do të bisedohet nëse Serbia dhe Kosova ulen në tryezën e bisedimeve. Por, Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri nuk beson në një proces të ri bisedimesh. Në një prononcim për gazeten Express, ajo ka thënë se kur Kryeministri Thaçi ka përmendur termin “politik”, ka menduar në raportet që duhet të ndërtohen me Serbinë sikur edhe me shtetet e tjera fqinje.