E arte per Kelmendin
Një medalje ari, një respekt i shquar për Shqipërinë dhe një hap i madh drejt pjesëmarrjes në Lojrat Olimpike të vitit të ardhshëm në Londër. Kjo është bëma e fundit e xhudistes Majlinda Kelmendi, që fitoi të shtunën vendin e parë në Kupën e Botës të kategorisë A, turne i mbajtur në kryeqytetin italian, Romë.
Kosovarja 20-vjeçari iu rikthye suksesit pas një periudhe “jo” të kaluar gjatë vitit 2011, me një rënie të nivelit që e kishte zbritur në vendin e 11-të në renditjen botërore.
Por Roma ishte diçka tjetër dhe Kelmendi, që garoi nën flamurin shqiptar, fitoi në turin e parë ndaj francezes Marinë Rishar, më tej ndaj rumunes Stefania Kitu, që doli e treta në kampionatin botëror, ndërsa në gjysmëfinale Majlinda ia doli ndaj francezes tjetër, Lysil Dyport. Finalja e peshës deri 52 kg ishte shumë e fortë dhe deri në fund në krye ishte polakja Marta Kuban, por Kelmendi ia doli të përmbyste situatën.
Kjo është e para medalje e artë për kosovaren në Kupën e Botës, ku deri më sot kishte fituar medalje argjendi dhe bronzi. Besohet se pas këtij suksesi, Kelmendi ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm në Londër, ku do të duhet të garojë për Shqipërinë, pasi janë të pakta gjasat që Kosova të njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.