Dilema e vërtetë e Serbisë: Rusia apo BE?
U desh një reagim hiperemotiv dhe disa përçapje të pazakonta diplomatike të Moskës me rastin e zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, për të kuptuar se dilema e vërtetë e Serbisë nuk është ajo që të zgjedhë mes BE-së dhe Kosovës. Ambasadori i Rusisë në NATO, Dmitri Rogozin, paraqiti në selinë e NATO-s kërkesën që të mblidhet me urgjencë Këshilli NATO-Rusi për të shqyrtuar tensionet në dy pikat kufitare të Kosovës me Serbinë. Përfaqësuesi i Rusisë parashtroi edhe kërkesën tjetër, që NATO të ngrejë një komision hetimi për të hetuar se "çfarë po bëjnë të ashtuquajturit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë". (përkufizimi është i ambasadorit rus). Thamë më sipër se janë veprime të pazakonta diplomatike sepse Rusia nuk ka asnjë tagër dhe asnjë të drejtë, që t'i kërkojë që të mblidhet për hatër të saj një aleancë si NATO, në të cilën Moska bën pjesë. Nga ana tjetër, Rusia është shumë larg edhe nga Kosova edhe nga Ballkani, që t'i kërkojë dhe t'i japë vetes të drejtën të bëhet gjykatëse e veprimit dhe e qëndrimit të forcave paqeruajtëse të NATO-s dhe të Euleksit, të cilat janë në Kosovë me mandatin e OKB-së dhe po veprojnë për ruajtjen e stabilitetit dhe të paqes, në zbatim dhe në përputhje me atë mandat që prej 12 vjetësh në Kosovë. Përçapjet dhe kërkesat ruse drejtuar NATO-s jo vetëm janë jashtë parametrave të logjikës diplomatike, por përbëjnë dhe një ndërhyrje të hapur në punët e brendshme të Aleancës Atlantike. Ndaj, ambasadori rus nuk kishte pse të habitej dhe të deklaronte më 28 shtator se "NATO e injoroi kërkesën tonë". Krahas kësaj Rusia ndërmori hapin tjetër diplomatik duke kërkuar me 28 shtator një mbledhje për konsultime të Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës dhe duke qenë se kjo ishte një kërkesë e pajustifikuar, si nga zhvillimet në Kosovë ku situata është nën kontroll ashtu dhe nga pretendimi i parakohshëm i Rusisë, përçapja e saj dështoi edhe në Këshillin e Sigurimit.
Por këto veprime të pamenduara dhe të nxituara të Rusisë zbuluan disa elemente të situatës diplomatike ruse. Së pari, nervozizmin e saj për ecurinë dhe rrjedhat e punëve gjeopolitike në Ballkan. Së dyti, përpjekjet e Moskës për të ushtruar presion dhe për ta mbajtur të lidhur pas vetes aleatin e saj kryesor dhe të vetëm strategjik në Ballkan, Serbinë. Së treti, që Rusia kërkon dhe inkurajon me çdo mënyrë, diplomatikisht apo subversionisht një zjarrkonflikt në Kosovë dhe në Ballkan, që të përligjë ndërhyrjen e saj.
Nervozizmi diplomatik dhe politik i Rusisë për Kosovën nuk ka të bëjë shumë me mbrojtjen e interesave të Serbisë në Kosovë, por ka të bëjë shumë me mbrojtjen e interesave të Rusisë në Serbi dhe në Ballkan. Çështja e Kosovës i ka shërbyer Moskës për ta mbërthyer keqas Serbinë dhe të ardhmen e saj, dhe për ta detyruar Beogradin të lidhet gjithnjë e më shumë pas slitës ruse. Kjo shpjegon dhe disonancën që po shfaqet prej disa kohësh, ndërsa Serbia po manifeston shenja të një reflektimi ndaj realiteteve të reja politike dhe gjeopolitike në Ballkan me Kosovën si një shtet i ri, që nuk mund të rikthehet më në statusin e një kolonie serbe Moska po bëhet gjithnjë e më fanatike në objektivin e kthimit të Kosovës tek Serbia. Padyshim edhe diplomacia ruse e ka të qartë se rrota e historisë nuk kthehet mbrapa, por ajo synon të mbajë të gjallë sherrin që të mbajë peng pafundësisht Serbinë. Nëpërmjet çështjes së Kosovës të fryrë artificialisht si temë kryesore e politikës së brendshme serbe nga vete klasa politike serbe, Moska arriti t'i imponojë Serbisë dy qëndrime strategjike antiperëndimore dhe proruse. I pari ishte adoptimi nga Serbia i doktrinës së neutralitetit ushtarak me qëllim ndalimin e hyrjes së saj në NATO. I dyti ishte përfshirja zyrtarisht e lidhjes me Rusinë, si një nga shtyllat e politikës së jashtme zyrtare të Serbisë, njëlloj me aleancën e saj me Bashkimin Europian dhe me SHBA. "Barazimi me Bashkimin Europian" ishte goditja, që Rusia i dha aspiratave të asaj pjese ende të vogël të politikanëve dhe të opinionit publik serb, që e kuptojnë se e ardhmja e Serbisë europiane është në Europë dhe jo në Rusi. Në Beograd po kuptohet gradualisht se ky kurs i vjetër anti-perëndimor i imponuar nga Rusia, nuk mund të vazhdojë gjatë dhe nuk përputhet me interesat reale të Serbisë e cila si shtet europian e ka vendin në Europë. Ajo e ka të vështirë por jo të pamundur të shkëputet nga dilema e deritanishme, aq e përfolur se duhet të zgjedhë mes BE-së dhe Kosovës. Ajo e ka të qartë se alternativa e zgjedhjes është BE-ja dhe ndonjë iluzion që mund të kishte ndokush në korridoret e pushtetit në Beograd, iu davarit në mënyrë të qartë dhe të prerë nga kancelarja e shtetit më të fuqishëm të Europës, Gjermanisë, e cila ua tha në Beograd se pa njohur Kosovën nuk ka shpresa për në BE. Në Beograd ka qarqe, që kanë nisur të reflektojnë ndaj këtij realiteti, dhe bisedimet e Serbisë me Kosovën, nën patronazhin e BE-së, sado të ngadalta dhe të sofistikuara në formë dhe në rezultate, janë në fund të fundit një lëvizje në drejtim të drejtë. Këto tendenca zhvillimesh, jo vetëm nuk janë pritur mirë, por kanë ngjallur nervozizëm në Moskë. Shqetësimi i mbajtjes së Serbisë nën kontroll është kaq i madh, sa që sipas mediave serbe, kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, planifikon të vijë përsëri për vizitë javët e ardhshme në Beograd, ku ishte gjashtë muaj më parë. Një vizitë e përsëritur brenda një viti dy herë në një shtet të vogël ballkanik nuk tregon vetëm dashurinë e madhe, por edhe ngutjen e Moskës për të shtrënguar disa vida në mekanizmin e aleancës ruso-serbe.
Kaq e madhe është turbullira neurotike e Kremlinit saqë ambasadori rus në Serbi, Aleksandër Konuzin bëri një manifestim spektakolar të presionit të ri dhe të kërcënimit rus, në mënyrën më jodiplomatike të mundshme. Duke folur më 15 shtator, në një panel të "Forumit për Sigurinë", ku merrte pjesë dhe Presidenti Boris Tadiç, ambasadori i Rusisë iu drejtua auditorit në mënyrë patetike: "A ka vallë serbë në këtë sallë? Këtu në këtë sallë nuk ka asnjë që të mbrojë interesat e Serbisë. Rusia do të mbrojë vendin tuaj, pavarësisht nga interesat e disa serbëve që duan ta vënë atdheun nën influencën e huaj (perëndimore)". Ambasadori i Rusisë klasifikoi publikisht se cilët mendon Moska si armiq të Serbisë: "NATO dhe BE do të jenë kundër interesave tuaja kombëtare". Është hera e parë, që Rusia del hapur kundër hyrjes se Serbisë në BE.
Duke lënë anash sjelljen e paprecedent të ambasadorit rus, i cili sipas ish zëvendëskryeministrit serb, Cedomir Jovanoviç, u soll sikur Serbia të ishte koloni. Elementi interesant i ri është se, për Rusinë edhe anëtarësimi i Serbisë në BE përbën një kërcënim për interesat ruse. Theksojmë se është një element i ri sepse deri tani në shumë qarqe diplomatike në Europë është menduar se Rusia kundërshton vetëm hyrjen e Serbisë në NATO dhe jo hyrjen e Serbisë në BE. Këtë mendim e ka inkurajuar edhe Moska, e cila herë pas here ka deklaruar me gjysmë zëri se ajo nuk është kundër anëtarësimit në BE. Por duke filluar nga vizita e Vladimir Putinit në mars, Serbisë iu bë e qartë në nivelet më të larta se Moska nuk e pret me padurim anëtarësimin e saj në BE. Shigjetën e helmatisur anti-BE, tashmë e lëshoi publikisht ambasadori rus në Beograd.
Në këtë mënyrë, përpara Serbisë shtrohet tani dilema reale se duhet të zgjedhë mes Bashkimit Europian dhe Rusisë. Iluzionet recidiviste të periudhës titiste të "katër shtyllave të politikës së jashtme serbe" po thyhen shpejt përballë realiteteve të ashpra diplomatiko-strategjike. Rusia i ka parashtruar alternativën: ose me Rusinë ose me BE-në. Kosova është thjesht preteksti. Serbia duhet të zgjedhë, dhe duhet të kuptojë se nuk shërben më manualin ekuilibrist i titizmit, por orientimi nga interesat e saj si shtet europian që i takon Europës.