E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet ne zyre Drejtori i Drejtorise se Arsimit per Prishtinen

Mediat kosovare informojnë se sot është vrarë në Prishtinë, Remzi Salihu, Drejtori i Drejtorisë së Arsimit për Prishtinën.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Remzi Salihu u vra rreth orës 10.00 të paradites në zyrën e tij.

Lajmin e ka konfirmuar për radion Evropa e Lirë edhe zëdhënësi i komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi.

Motivet e vrasjes ende nuk dihen. Sipas burimeve, autori i është dorëzuar policisë, e cila ka nisur hetimet për këtë rast.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›