Thaci Ne konflikt me ata qe shkelin ligjin

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci deklaroi se veprimet kriminale në veri janë mbështetur nga shteti serb.
Duke folur në kuvend, i thirrur në interpelancë për cështjen e veriut nga "Vetëvendosje", Thaci theksoi se situata në këtë pjesë të Kosovës është e trashëguar.
"Eshtë investuar ndjeshëm për infrastrukturën në veri. Strategjia për veriun ishte një përkushtim i qeverisë", tha Thaci.
Duke folur për bllokimin e hyrjes së mallrave serbë në Kosovë, dhe më pas për aksionin në këtë zonë, Thaci theksoi se gjendja e krijuar ka patur ndikime negative.
"Gjendja ndikon keq për zhvillimin e qytetarëve të Kosovës. 40 mijë qytetarë serbë janë bërë pre dhe instrument i strukturave politike të Beogradit. Masat e ndërmarra në veri nuk i drejtohen asnjë qytetari të Kosovës. Qeveria e Kosovës nuk është në konflikt me qytetarët në veri, por me ata që po pengojnë zhvillimin", tha Thaci, duke paralajmëruar se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.
Kryeministri i Kosovës theksoi se barrikadat e vendosura në veri të Mitrovicës nuk do të qëndrojnë shumë gjatë, sepse ligji dhe rendi do të funksionojë në të gjithë territorin e vendit, por nuk tha një datë të përcaktuar se kur do të largohen bllokadat.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Krasniqi takon biznesin: Klima jo e përshtatshme
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi gjatë një takimi me biznesmenët vendas, tha se politikat fiskale dhe politikat ekonomike në Kosovë ende nuk janë edhe aq të favorshme për bizneset, por ai kërkoi që edhe komuniteti i biznesit të bëhet pjesë e përgatitjes së ligjeve me amandimet e tyre, në mënyrë që të ketë politika më të favorshme për biznesin.
Kosovë-Serbi, gati për dialog
Ndërmjetësi i BE në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Cooper ka marrë nga delegacionet përkatëse konfirmime për gatishmërinë për vazhdimin e dialogut. Projekt/ligji për pensionet e FSK-së
Kabineti qeveritar ka miratuar projektligjin për pensionet për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i cili krijon parakushte për arritjen e kapaciteteve të plota operacionale, ndërsa kostoja e përgjithshme buxhetore e këtij ligji do të jetë mbi 4.4 milionë euro. Veriu, serbët hapin rrugët për KFOR-in
Në orën 9 të mëngjesit të së enjtes rrugët e veriut të Kosvës do të hapen për qarkullim nga serbët që i kanë bllokuar, por vetëm për KFOR-in. Kuci: Të veprohet më shpejt në veri
Qeveria e Kosovës përkrah KFOR-in dhe EULEX-in në veprimet e tyre në veri, por kërkon një dinamikë më të përshpejtuar për heqjen e barrikadave.
Lajmet kryesore
Liderët e BE arrijnë marrëveshjen
Bruksel, pakti pas një samiti maratonë
Qeveria jep 200 mijë USD për lobim
Ekspertiza: Kafka e Çopës e dëmtuar
Durrës, plagoset me thikë 35-vjecari