Kosovë,nderohen Bush e Klinton

Qeveria kosovare vendosi që njërës nga rrugët kryesore në qendër të Prishtinës t'i vendoset emri i Presidentit amerikan Xhorxh Bush, për shkak të rolit të tij lidhur me pavarësinë e vendit që u shpall me 17 shkurt. Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi e konfirmoi këtë vendim pasi ishte marrë me unanimitet nga të gjitha palët në shenjë respekti dhe vlerësimi nga ana e shtetit dhe e kombit për rolin e luajtur nga SHBA-ja për pavarësinë e Kosovës. E vendosur në qendër të Prishtinës, rruga "Bush" do të jetë pranë rrugës kryesore që mban emrin "Nëna Tereza", e cila mori çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979. Gjithashtu, qeveria e Prishtinës është e angazhuar të ndërtojë një statujë që arrin vlerën e 5 mijë eurove për nder të ish-Presidentit Bill Klinton, paraardhësit të Bush, pasi që prej bombardimeve nga NATO-ja që detyruan forcat jugosllave të tërhiqeshin nga Kosova, ai u bë njeriu më popullor për shqiptarët e Kosovës. Statuja që do të jetë e lartë tre metra dhe do të vendoset në një shesh në Prishtinë, që tashmë ka emrin "Bill Klinton".