E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emri i Ismail Qemalit, hiqet nga faqja e uebit

Ornela Hila

Vlore- Universiteti i Vlores heq emrin e Ismail Qemalit nga faqja on line e internetit, univlora.edu.al. Uebi i universitetit hapet me nje pershendetje te rektorit Tanush Shaskaj dhe askund ne te nuk permendet emri qe ky institucion mban. Ndryshimi ka ardhur vetem pak dite pas debateve per ndryshimin e emrit te institucionit arsimor. Ne faqen e internetit permendet thjesht emri Universiteti i Vlores dhe ne te gjitha anekset e tij nuk gjen emertimin qe ai ka mbajtur qe prej vitesh. Ndersa kerkuam edhe nje prononcim nga drejtuesit e institucionit, mesojme se ata ishin larguar me pushime jashte vendit, perfshi edhe rektorin.

Deri vitin e kaluar ne diplomat e studenteve eshte stampuar emri "Universiteti Ismail Qemali Vlore", ndersa kete vit ende nuk dihet se si do te nenshkruhen kartonat per studentet e diplomuar per vitin akademik 2007-2008. Deri pak dite me pare faqja e uebit te internetit figuronte ne logon kryesore me titullin Universiteti "Ismail Qemali", ndersa diten e djeshme ne link dhe faqen kryesore gjendej vetem titulli "Universiteti i Vlores". Askush nga te pranishmit e stafit te pedagogeve ne keto ambiente nuk ka ditur te jape shpjegime per kete ndryshim. Edhe ne mesazhin e rektorit Shaskaj thuhet: "Eshte kenaqesi per mua t'ju shpreh mirseardhjen dhe urimet e perzemerta ne emer te Universitetit te Vlores...". Ne aneksin rreth Universitetit te Vlores, ku jepet edhe historia e themelimit te tij nuk permendet ne asnje vend emri i Ismail Qemalit. Gjithashtu ne kete ueb, eshte publikuar edhe nje hapsire me titullin, "E verteta e nje diskutimi patriotib", brenda se ciles nuk gjen ne asnje dritare emrin e Ismail Qemalit, madje edhe ne hapsiren ku flitet per ecurine e tij dhe diplomimet.

Ne fjalen e tij rektori Shaskaj shprehet se institucioni mirpret aplikimet e studenteve nga te gjitha anet e botes per kete vit akademik qe deshirojne te diplomohen ne Universitetin e Vlores, pa i permendur emrin njeriut qe ne 28 nentor 1912 ngriti flamurin ne kete qytet dhe shpalli pavaresine e Shqiperise.

Ne mbledhjen e disa diteve me pare, Senati i Universitetit te Vlores, me shumice votash, 8-6, vendosi te propozoje ndryshimin e emrit te ketij universiteti, duke e emertuar ate "Universiteti i Vlores". Por, propozimi nuk u zbardh dhe per pasoje edhe pas mbledhjes, mbeti thjesht ne kuadrin e nje propozimi, pa u shnderruar ne nje vendim te formes se prere. Nderkohe qe miratimin ose jot e tij e ka ne dore qeveria qe e diskuton ne Keshillin e Ministrave. Rektori Shaskaj eshte shprehur se ky propozim ka ardhur me qellimin per te permiresuar imazhin e universitetit dhe se emrat e shkurter te universiteteve jane me te pelqyer.

Rektorati

Mungon reagimi, drejtuesit me pushime

Megjithese u perpoqem te menim nje prononcim zyrtar per kete ndryshim ne faqen e internetit, nuk u be e mundur te kontaktoheshin drejtuesit e Universitetit te Vlores "Ismail Qemali". Rektori Tanush Shaskaj mesohet se gjendet jashte vendit per pushime, ne SHBA, kurse vartesit e tij jane qytetit te Vlores. Dje ne universitet ka patur vetem pak levizje te stafit te pedagogeve dhe te studenteve, ndersa ka startuar sezoni i pushimeve ne kulmin e debatit te celur per heqjen e emrit te universitetit. Gjate mbledhjes ne Senat eshte propozuar nga vete rektori ndryshimi i emrit, kurse ne votim eshte miratuar kalimi i ketij propozimi.

Rreth Universitet

Emri mungon dhe ne faqen historike

Historia e universitetit qe eshte rikthyer ne vemendjen e debatit pas tentativave per t'i ndryshuar emrin nga "Ismail Qemali" ne "Universiteti i Vlores", eshte e hedhur edhe ne faqen zyrtare te internetit qe tashme ka ndryshuar fytyre. Universiteti u krijua ne 1994 si Universitet Teknologjik i Vlores. Sot ka rreth 15 000 studente ne programe te ndryshme me dhe pa shkeputje nga puna. Eshte universiteti i dyte per nga madhesia ne Shqiperi. Ndodhet ne sheshin "Pavaresia" te Skeles. "Programet e reja te cilat futen ne zbatim ne shtator 2008 e bejne UV universitetin me te mire ne Shqiperi dhe nje nga me te miret e Ballkanit ne fushat e shkencave dhe teknologjise", thuhet me tej. Edhe ketu emri i Ismail Qemalit nuk figuron gjekundi, duke lene te kuptohet se nisma e paralajmeruar po shkon drejt realizimit. Reagimi i historianeve dhe opinionit ka qene i fuqishem, pasi sipas tyre nuk mund te menjanohet kjo figure historike e vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›