E Diel, 1 Nëntor 2026

Konkurenca per patenta, femrat sfidojne meshkujt ne Fier

Fier- Tendenca e pajisjes se femrave me patente vjen ne rritje ne qarkun e Fierit. Gjate gjashte mujorit te pare te vitit 2008 mesohet se kane mundur te marrin dokument te ri drejtimi per mjetin 2038 aplikante, nga ku 25 per qind te kesaj shifre e perbejne seksi femer. Lajmin e konfirmon per gazeten "KJ" kreu i drejtorise se Shfrytezimit te Automjeteve, Luan Baci. Por problemet e hasura gjate kontrolli teknik dhe ne dokumentacione te ketyre mjeteve, i jane referuar deges se tatimeve, policise dhe permbarimit. Mesohet se ne Gjykaten e Fierit jane depozituar 45 dosje per automjetet me probleme, pasi drejtuesit e tyre ose jane debitore ne tatim-taksa, ose posedonin makina te vjedhura dhe me numra identifikimi te rreme. Mesohet se ky numer dosjesh i perket vetem muajit korrik. "Si rezultat i bashkepunimit te DRSHA Fier, me Degen Tatimore, jane bllokuar 7 automjete. Nga akt-ekspertimi i 82 dosjeve resulton se 15 per qind e tyre kane pasur numer identifikimi te parregullt", eshte shprehur drejtori Luan Baci. Gjithashtu ky sektor regjistrimi te mjeteve ka konstatuar se shume nga makinat e ardhura nga jashte vendit kane pasur probleme dhe mangesi ne dokumentacion dhe ne konfirmimin e Interpol Tiranes kane rezultuar 5 automjete te vjedhura ne Belgjike dhe Holande. Jane leshuar 3322 leje nderkombetare, ku Fieri ka marre 1920, Lushnja 900 leje dhe 472 te tjera Mallakastra.

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›