E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush:Dhuna në Gaza,fajtor Hamasi

Presidenti amerikan Bush ka fajësuar Hamasin për dhunën në Gazë dhe në jug të Izraelit, pas sulmeve ajrore njëjavore të izraelit dhe sulmeve me raketa të palestinezëve.Presidenti Bush, të cilit i kanë mbetur vetëm dy javë në post, tha se Hamasi ishte një grup terrorist, i përkushtuar për ta shkatërruar Izraelin. Bush tha se çdo marrëveshje paqësore do të ishte e papranueshme nëse nuk do të ndërmerreshin masa më të ashpra për të mos e lejuar Hamasin dhe grupet e tjera militante që të armatoseshin. "Duhet të vendosen mekanizma monitorues për t'u siguruar se do t'i jepet fund kontrabandës së armëve të grupeve terroriste në Gazë," tha ai. "Unë u bëj thirrje të gjitha palëve që të ushtrojnë presion mbi Hamasin që të heqë dorë nga terrori dhe të mbështesë udhëheqësit legjitimë palestinezë që punojnë për paqe", deklaroi Bush. Më herët, udhëheqësi i Hamasit në mërgim, Khaled Meshal, e paralajmëroi Izraelin se e priste një "fat i zi" nëse do të niste ofensivën nga toka në Gazë si ka kërcënuar.Hamasi tha se një nga udhëheqësit e tij ishte vrarë gjatë natës pas një sulmi ajror izarelit.Izraeli tashmë ka kryer mbi 700 sulme në Gazë që nga fillimi i ofensivës një javë më parë.OKB-ja ka paralajmëruar për thellimin e krizës humanitare në Gazë.Sipas organizatës, 25 përqind e mbi 400 palestinezëve të vrarë janë civilë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›