E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Po behemi sovran, me me pak mbikeqyrje

Kosova ka stabilizuar institucionet dhe ka filluar reforma te medha ne permbushjen e standardeve te Bashkimit Evropian. 69 shtete na kane njohur, deri me tani. Jemi anetare e Bankes Boterore dhe Fondit Monetar Nderkombetar dhe se shpejti do jemi anetare e Bankes Evropiane per Zhvillim. Kemi implementuar 90 % te Planit te Ahtisaarit dhe kemi krijuar nje vend demokratik dhe multietnik: Pjesemarrja rekord e serbeve ne zgjedhjet e fundit komunale eshte nje gje qe kohe me pare nuk do mund te mendohej, thekson kryeministri Thaci ne nje interviste per gazeten gjermane "Die Eelt"
Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne Hage ka paraqitur pavaresine e Kosoves te ligjshme. Cfare hapa praktike pritni ju tani?
Per Kosoven dhe gjithe rajonin tani ka filluar nje kapitull i ri – i cili parasheh nje bashkepunim rajonal si dhe integrimin ne strukturat e BE-s dhe NATO-s. Kjo do ta konsolidoj vendin tone. Edhe me shume shtete do te njohin Kosoven-edhe ato pese vende te BE te cilat ende nuk e kane bere kete gje. Deri tani, vende si Greqia ose Spanja, kishin thene se do presin vleresimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Me pergjigjen e dhene nga ky institucion, tani eshte gjithcka e qarte-dhe ka ardhur koha per vendime.
Cilat jane arritjet me te medha si shtet i pavarur, ku ka nevoje te punohet ende?
Ne kemi stabilizuar institucionet dhe kemi filluar reforma te medha ne permbushjen e standardeve te BE-se. 69 shtete na kane njohur. Jemi anetare e Bankes Boterore dhe Fondit Monetar Nderkombetar dhe se shpejti do jemi anetare e Bankes Evropiane per Zhvillim. Kemi implementuar 90 % te planit te Ahtisaarit dhe kemi krijuar nje vend demokratik dhe multietnik: Pjesemarrja rekord e serbeve ne zgjedhjet e fundit komunale eshte nje gje qe kohe me pare nuk do mund te mendohej.
Ndersa deficitet?
Sfide per ne eshte ende Mitrovica veriore (kryesisht e kontrolluar nga serbet). Mirepo pas dhjete vitesh, per here te pare, ne kete pjese kemi hapur nje zyre kontaktuese te Republikes se Kosoves. Shume shpejte gjykata do te filloje punen. Nje problem tjeter eshte papunesia e madhe. Luften e fituam, tani duhet te deshmohemi ne paqe, te krijojme vende te reja pune dhe te fokusohemi ne ceshtje shoqerore.
Me mbeshtetjen e Misionit te BE, EULEX, drejtesia ka filluar hetimet kunder disa politikaneve te larte. A ju shqeteson ky fakt?
Prokuroria qendron ne front ne luften kunder korrupsionit. Ne emer te ruajtjes se stabilitetit, sy e vesh mbylleshin kur behej fjale per kete ceshtje. Krenohem qe nen qeverisjen time, me ndihmen e EULEX, me ne fund ka filluar lufta kunder korrupsionit. Kete rruge do ta bejme deri ne fund-pavaresisht kunder kujt jane ngritur hetimet.
Tribunali i OKB-se per krime te luftes ka terhequr lirimin e ish- kryeministrit dhe ish-udheheqesit te UCK, Ramush Haradinaj, dhe ka rihapur procesin kunder ketij te dyshuari per krime lufte. Cka prisni ju nga ky proces?
Ushtria Clirimtare e Kosoves, ka bere nje lufte te justifikuar, dhe jam krenar te kem qene pjese e saj. Une besoj ne drejtesine nderkombetare-dhe pafajesine e z. Haradinaj.
Kritike te ndryshem, akuzojne qeverine e juaj se me shume ndjeni pergjegjesi ndaj institucioneve nderkombetare sesa ndaj votuesve tuaj. Kur do qendroj vendi juaj ne kembet e veta?
Procesi i pavaresise se mbikeqyrur nga nderkombetaret eshte permbyllur me sukses. Tani fillon nje kapitull i ri. Ne po behemi me sovran dhe duhet te veprojme me me pak mbikeqyrje. Ne kete proces do te na ndihmojne institucionet nderkombetare sic ben EULEX – por te cilat do kene nje rol keshilledhenes. Kosova nuk kerkon ballafaqimin por bashkepunimin e tyre, meqe jemi partnere. (Thomas Roser/ EELT ONLINE)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›