E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush nuk po e respekton te drejten nderkombetare? Albana Isufi

Mendimi keshilledhenes i GJND-se se pavaresia e Kosoves nuk shkeli te drejten nderkombetare, sipas analisteve, i ka marre nga duart Serbise argumentin me te fuqishem qe mbante deri tash - se pavaresia ishte ne kundershtim me kete te drejte dhe me aktet ligjore funksionale ne Kosove, si Rezoluta 12 44. Eksperti i se drejtes nderkombetare, Afrim Hoti, thote se mendimi i GJND-se nuk obligon shtetet qe te njohin Kosoven, perfshire ketu edhe Serbine. Por, ai thote se Serbia ka mbetur pa argumentet tashme edhe juridike per ta kthyer Kosoven. “Une mendoj se jane te kota te gjitha kuazi-argumentet qe mund te shfrytezohen nga serbet, sepse Rezoluta 12 44 ka qene argumenti me i fuqishem, qe eshte promovuar me te madhe edhe nga lidershipi serb dhe ai rus". "Interpretimi i sakte i Gjykates, si duket, e ka zhveshur Serbine nga kjo lufte dhe mendoj se nuk ka argumente te fuqishme, qe do te mund te kundershtonin ose te provonin te kunderten e shpalljes se pavaresise se Kosoves”, thote Hoti. Serbia ka zhvendosur luften e saj per Kosoven ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se, ku edhe ka dorezuar nje rezolute qe serish terthorazi ben thirrje per bisedime per statusin. Eksperti i se drejtes nderkombetare, Afrim Hoti, nuk sheh se kane mbetur ne kontekstin nderkombetar argumente ne favor te Serbise. “Ne kontekst nderkombetar nuk ka mbetur asnje argument, perpos argumenteve politike, qe po provohen te shfrytezohen para OKB-se. Nderkohe qe une nuk shoh ndonje argument te fuqishem qe do te mund te kundershtonte pavaresine e Kosove”, shprehet Hoti. Por, ne anen tjeter, eksperti nga Iniciativa Evropiane per Stabilitet, Gerald Knaus, thote se avokatet cdohere mund te gjejne ‘vrima’ ne ligje, nese duan te cojne nje ceshtje perpara. Por, per nje zgjidhje te qendrueshme, Knaus thote se eshte e domosdoshme njohja e Kosoves nga ana e Serbise.
“Serbia duhet ta beje zgjedhjen e saj mes integrimit evropian dhe gjetjen e nje zgjidhjeje te qendrueshme me Kosoven. Eshte e qarte se zgjidhja e qendrueshme nenkupton pranimin e pavaresise se Kosoves nga Serbia. Kjo nuk do te ndodhe menjehere". "Megjithate, nga menyra se si BE-ja dhe disa vende anetare po e mbajne aplikacionin e Sebrise, derisa Kosova dhe Serbia nuk zgjidhin kontestin e tyre, eshte e qarte se Kosova do te jete problem i njejte per Serbine, ashtu sikurse eshte Qiproja per Turqine".
"Kjo do te thote se Serbia do te kete proces te dhimbshem dhe te gjate anetaresimi me progres shume te vogel. Zgjidhja per eliten serbe eshte se si ta adaptoje retoriken ‘edhe Kosoven, edhe BE-ne’, sepse ka te ngjare qe qeveria nuk do arrije as BE-ne, e as Kosoven me nje politike te tille”, thekson Knaus.
Pervec refuzimit te njohjes nga ana e Serbise, per Kosoven vazhdon te jete problematik refuzimi i 5 vendeve anetare te BE-se per ta njohur shtetin e ri.
Analistet thone se, meqenese mendimi i GJND-se eshte joboligativ, atehere keto shtete nuk jane te obliguara ta pranojne pavaresine. Por, eshte perfundim i perbashket se ky bllok po pengon ecjen e Kosoves dhe te rajonit kah integrimet evropiane.
“Njohjet nga 5 vendet e BE-se jane nder njohjet me te rendesishme, sepse njohjet e tilla reflektojne interesa te dyanshme, hapin perspektiven e qarte qe Kosova te jete pjese e BE-se. Por, keto njohje jane te rendesishme edhe per BE-ne, sepse do te paraqitej si subjekt i unifikuar, me nje qendrim te qarte dhe perfundimisht Kosova do te ishte pike bashkimi”, shprehet Hoti.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›