E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Po mundohem t’i kuptoj refuzuesit të këtij procesi

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi edhe njëherë ka shprehur falënderimet në emër të Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve për sekretaren Hillary Clinton dhe Baroneshën Catherine Ashton, duke thënë se mesazhi i tyre ishte i fuqishëm dhe inkurajues për të ardhmen e Kosovës. Ndërkohë për zërat refuzues të procesit të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, Thaçi ka thënë se po mundohet t’ i kuptoj, por siç ka thënë ai mbi interesat ditore është njohja reciproke mes Serbisë e Kosovës.

Mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar të premten, kryeministri Thaçi e ka quajtur të veçantë pas vizitës së dy zonjave të fuqishme në Kosovës.

Shefi i ekzekutivit të vendit ka thënë se mbështetja aq e fuqishme e qartë dhe me perspektivë të sigurt për Kosovën është një është një mbështetje që iu ka dashur Kosovës, paqes, stabilitetit, bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës Euro-Atlantike.

Ai përsëri ka thënë se fjalët emblematike të sekretares Clinton për progresin e Kosovës janë një shembull për kombet që kanë dalur nga lufta, duke shtuar se kjo duhet të jetë inkurajim dhe energji për Kosovën që të punoj edhe më tepër.

“Mesazhet mbështetëse unike dhe të fuqishme dhe mbështetëse për Kosovën nga baronesha Ashton dhe sekretarja Clinton, janë mesazhe për qytetarët e Kosovës, për politikën e Kosovës, për shtetin e Kosovës, për Kosovën e re, për Kosovën evropiane, për Kosovën e nesërme, anëtare të NATO-së dhe Bashkimit Evropian dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të falënderoj sekretaren Clinton pra SHBA-të dhe Ashton, Bashkimin Evropian për mbështetjen unike dhe të fuqishme për perspektivën evropiane euroatlantike të Republikës së Kosovës”, ka theksuar kryeministri Thaçi.

I pari i ekzekutivit të vendit ka thënë se dje është zhvilluar një debat në parlamentin e Kosovës shumë konstruktiv pas fillimit të procesit për normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

Për më tepër ai ka shtuar se po mundohet t’i kuptoj ata që janë refuzues të këtij procesi, por siç ka thënë ai në fund të këtij procesi do të ndodh njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dje ishte mesazhi se Kosova ka ndërtuar një konsensus të gjerë politik dhe qytetar për këtë proces duke kuptuar apo duke u përpjekur për të kuptuar drejt edhe refuzuesit e këtij procesi. Por edhe jemi të bindur se mbi politikat ditore rezultati përfundimtar është ai njohjes reciproke mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë dhe perspektiva euro-atlantike për shtetin e Kosovës por edhe për Serbinë. Duke u munduar me i kuptuar drejt refuzuesit e këtij procesi. Por jemi të bindur se mbi politikat ditore është rezultati njohjes reciproke të Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar kryeministri.

Në rend të ditës kanë disa raporte që janë miratuar, si prezantimi i raportit statistikor për zbatimin e planit të veprimit për partneritet Evropian dhe shqyrtimi i raportit përfundimtar për verifikimin dhe vlerësimin e dëmeve që janë shkaktuar si rezultat i procesit të gërmimit në fshatin Zhilivodë. /Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›