E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori Hysa priti Rufi Osmanin

Një delegacion i RDK-së në përbërje Rufi Osmani, Izet Zeqiri dhe Shpend Kaprolli realizoi një takim pune në selinë e ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup.

Në një bashkëbisedim të hapur, u diskutuan dhe u këmbyen vlerësimet për situatën aktuale politike në Kosovë dhe në Maqedoni.

Në fokus të takimit ishte procesi i përparimit të integrimit euroatlanitik në të dy vendet, tejkalimi i situatës në Veriun e Kosovës, avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, përparimi në bashkëpunimin ekonomik, arsimor dhe në nivel të komunave të të dy vendeve.

Osmani dhe Hysa ranë dakord se sot pas njëqind vjetësh ekzistimi të shtetit shqiptar dhe pas pavarësisë së Kosovës, sfidat e popullit shqiptar janë po aq aktuale në kuptim të krijimit të një statusi të barabartë në procesin e globalizimit ekonomik, integrues dhe të sigurisë si parakusht për një perspektivë më cilësore të gjeneratave të reja. Bashkëpunimi i cili ka për bazë kapitalin, dijen, kulturën dhe orientimin perëndimor është bashkëpunim që i përshtatet më së shumti gjeografisë etnike dhe politike të kombit shqiptar si aspiratë dhe vizion i përbashkët.

Kryetari Osmani, në shenjë respekti për punën e suksesshme, ambasadorit Hysa i dhuroi pllaketë me simbolin e komunës së Gostivarit – Kullën e Sahatit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›