E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hormuzi, SHBA-të dhe Irani ashpërsojnë luftën e fjalëve

Garda Revolucionare e Iranit hodhi poshtë paralajmërimin e ushtrisë amerikane sipas të cilës një bllokim i ngushticës nuk do të tolerohej kurrsesi, duke thënë se Irani do të veprojë vendosmërisht për të mbrojtur interesat e veta jetike.

Irani ka paralajmëruar se mund ta mbyllë ngushticën nëse Perëndimi shton sanksionet nga Teheranit lidhur me programin e tij bërthamor dhe se nga Hormuzi nuk do të kalojë asnjë pikë naftë.

Gjuha e ashpër mes dy vendeve vjen në një kohë që dy luftanijet amerikane kanë hyrë në një zonë ku marina iraniane po zhvillon manovra për të treguar forcën.

Zyrtarët amerikanë njoftuan se “USS John C Stennis” dhe “USS Mobile Bay” kanë kaluar transit pa probleme. Sipas amerikanëve, këto dy luftanije ndodhen në rajon për të siguruar mbështetje nga ajri për operacionet në Afganistan./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-30 14:47
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›