Thaci Raporti i Marty propagande naziste

Akuzat se është drejtuesi i një rrjeti mafioz që merret me trafik droge, armësh dhe organesh njerëzore, Thaci i ka krahasuar me propagandën naziste dhe ka rikonfirmuar synimin e tij për ta ndjekur cështjen në rrugë ligjore.
“Kjo është fyerja më e rëndë që kam përjetuar si njeri, baba dhe kryeministër. Ndërkohë që bëhet fjalë për një shpifje ndaj një populli të tërë”, ka deklaruar Thaci.
Kryeministri kosovar ka theksuar se akuzat e Marty për drejtimin e një rrjeti të krimit të organizuar, nuk do ta pengojnë atë në realizimin e objektivave për Kosovën.
“Ne jëtë kam pasur tre synime kryesore, dy të parat kanë qenë clirimi dhe pavarësia e Kosovës, të cilat janë realizuar. I treti është që ta anëtarësoj vendin në NATO dhe BE dhe tipat si Dick Marty nuk do të më pengojnë për këtë”, është shprehur Thaci.
Ai ka paralajmëruar Marty-n, të cilin e konsideron një mbështetës të ideve pro-serbe, që të zgjedhë avokatët e tij mbrojtës.
“Marty duhet të përballet me drejtësinë për këtë që ka bërë. Ndoshta ai është shtetas i një vendi neutral, por nuk besoj se drejtësia do të jetë neutrale me të”, ka shtuar Thaci.