E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia paralajmëron SHBA-të mbi marrëveshjen bërthamore

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, deklaroi se “START”-i i ri, nuk mund të rihapet, dhe nuk mund të rinegociohet, njofton Interfax.

Republikanët në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë shtyrë nënshkrimin e traktatit duke kërkuar riformulimin e tij. Në mënyrë që të ratifikohet traktati, nevojitet vota pro e 2/3 të 100 senatorëve.

“Marrëveshja ‘START’, e cili është hartuar mbi bazën e paritetit të rreptë, përmbush plotësisht interesat e të dy shteteve, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”, theksoi Lavrov duke shtuar se kjo marrëveshje “nuk mund të rihapet, duke u bërë objekt i negociatave të reja”.

/Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2010-12-20 19:10
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›