Dëbora mbulon pistat, udhëtarët “ngrijnë” në aeroporte

Britania, Franca dhe Gjermania janë mes vendeve më të prekura, me parashikuesit e motit që paralajmërojnë vazhdimin e ngricave dhe dëborës.
Më shumë se 1 000 fluturime janë anuluar në aeroportet gjermane, në Frankfurt, Munih dhe Berlin.
Gjiganti I Londrës, Hithrou është në të njëjtën situatë. Aeroporti i Parisit, Sharl de Gol po ashtu ka probleme të shumta si pasojë e ngricave. Sipas të përditshmes “Le Monde” dhe aeroporti më i vogël i Parisit, Orly, ka pasur anulime fluturimesh për rreth 3 orë.
Reuters raporton se linjat gjermane të fluturimeve inkurajuan udhëtarët të merrnin trenin teksa operatorët hekurudhorë , linjat e të cilëve janë të mbipopulluara, u kërkuan udhëtarëve të rrinë në shtëpitë e tyre.
Ne aeroportin e Frankfurtit u ngritën shumë kampingje nate me shtretër nga ana e autoriteteve.
Udhëtarët shfaqen tepër të acaruar nga gjendja në aeroportin Hithrou në Londër, ku vetëm njëra pistë funksionon për avionët që arrijnë të marrin leje, teksa fluturimet e shkurtra janë anuluar pothuajse plotësisht.
/Start/Fatjon Prroni/
2010-12-21 09:00
[