E Diel, 1 Nëntor 2026

Barak: Ka marrëveshje sekrete Izrael-SHBA për vendbanimet

Ky lajm bëhet i ditur nga dokumentet e publikuara nga Wikileaks, të cilat citonin Drejtorin për Lindjen e Mesme në Ministrinë franceze të Punëve të Jashtme, Patrice Paoli.

Paoli citohet në ketë thënë se Franca parashikon rezistencë të fortë izraelite kundrejt presionit të SHBA-ve në çështjen e nderimit të vendbanimeve. Drejtori për Lindjen e Mesme sqaroi se “kredibiliteti i Presidentit Obama do të gjykohet në çështjen e vendbanimeve”.

Dokumeni sekret citon gjithashtu Paolin të ketë thënë se Presidenti francez, Nikolas Sarkozi kishte tre mesazhe për t’i dhënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, në një takim që do të mbahej në qershor 2009.

-“Ju mendoni se keni kohë, por nuk keni.”
-“Ju mendoni se keni një zgjidhje alternative, por nuk keni.”
-“Ju mendoni se jeni më të fortë se palestinezë, por nuk jeni.”

Paoli shtoi se Sarkozi do t’i theksojë Netanjahut se “ka vetëm një derë dhe se është e domosdoshme të kalohet përtej saj tani”, thotë dokumenti i klasifikuar./Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2010-12-20 16:55
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›