Thaci: Raporti iMartit shpifje kundërKosovës,Shqipërisë
PRISHTINE-
EUobserver: Keni cilësuar raportin e Dick Marti si një shpifje. Kur ishte hera që ju keni dëgjuar për “Shtëpinë e Verdhë”?
Thaci: Kam dëgjuar për të nga mediat “e verdha” të Beogradit dhe nga libri i Karla Del Pontes.
Cili ishte reagimi juaj në atë kohë?
Ishte aq i thjeshtë sa mund të jetë një reagim njerëzor, si qytetar, si prind dhe si përfaqësues i autoriteteve politike të Kosovës, që reagon për shpifje të fabrikuara dhe monstruoze. Një shifje skandaloze.
Në një pjesë të rëndësishme të raportit duket se përmendet emri i të ashtuquajturës “grupi i Drenicës” përfshi dhe emri juaj. Cili është reagimi juaj dhe si i përgjigjeni kësaj?
UCK, ka zhvilluar një luftë të drejtë, një luftë për liri. Është e ditur në mbarë botën se kush kreu genocid. Qëllimi i raportit të Martit është të kriminalizojë luftën për liri, por gjithashtu dhe të dëmtojë imazhin e republikës së Kosovës, për të parandaluar njohjet e reja të shtetit të Kosovës, të cilat janë duke ardhur. Dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Në raportet e mëparshme për Shtëpinë e Verdhë, nuk janë përmendur emra. Raporti i Dick Marti përmend emra. Si e shikoni këtë zhvillim?
Mendoj se cështja nuk duhet personalizuar. Ajo thjeshtë duhet sqaruar plotësisht. Kam kërkuar sqarime sepse ne, si shtet i Kosovës, ne populli i Kosovës, nuk kemi asgjë për të fshehur dhe cështja duhet të sqarohet. Unë duhet të përsëris: Kjo është një përpjekje për të sulmuar shtetin e ri të Kosovës dhe një përpjekje për ndaluar njohjet e reja të Kosovës, të godasë të gjithë shqiptarët, të kriminalizojë luftën e drejtë të UCK-së dhe të popullit kosovar. Është një sulm i motivuar. Të gjithë institucionet, kosovare dhe ndërkombëtare, do të punojnë bashkarisht për të hedhur dritë, njw herw e mirw, mbi të vërtetën, sepse cështja tashmë është hetuar nga autoritetet përkatëse të Hagës, UNMIK, dhe EULEX. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur.
Mendoni se raporti do të ketë ndikim në bisedimet e ardhshme Kosovë- Serbi?
Sigurisht. Gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë Kosovës është pikërisht kjo broshurë drejtuar kundër Kosovës dhe bazuar në asnjë fakt. Është një përpjekje për të sulmuar dialogun Kosovë- Serbi, i cili është në agjendën europiane. Kjo broshurë është një sulm gjithashtu dhe kundër SHBA, BE, NATO, dhe OKB jo vetëm kundër Kosovës.
Sipas jush, cili mund të jetë qëllimi i vërtetë i këtij raporti?
Qëllimi është për të dëmtuar imazhin e Kosovës, Shqipërisë, të gjithë shqiptarëve, agjendën europiane për Kosovën, dhe në të njëjtën kohë për të dëmtuar mua personalisht.
A po përpiqeni të thoni se Serbia nuk është e interesuar në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor?
Klubi anti- Kosova i Dick Martit, i cili ishte kundër bombardimeve të NATO-s dhe kundër bërjes shtet të Kosovës, është gjithashtu dhe kundër agjendës aktuale për të bërë Kosovën një shtet të suksesshëm. Nuk është koecidencë që raporti u bë publik dy ditë pas zgjedhjeve të Kosovës, ( 12 dhjetor 2010) në të cilën PDK ( partia e Thacit) ishte fituese.
Ju keni thënë që do përballeni me Dick Marti përmes veprimeve ligjore
Do të përdorim të gjitha masat politike dhe ligjore kundër kësaj shpifjeje.
A keni kontaktuar tashmë me ndonjë avokat ndërkombëtar apo europian?
Tashmë autoritetet përkatëse të Republikës së Kosovës janë në kontakt permanent me avokatët.
Kur prisni që padia të bëhet dhe procesi gjyqësor të nisë?
Varet nga procedurat të cilat duhen respektuar, dhe jo nga unë.
Si mund ta parashikoni padinë? A do të bëhet ajo në emër të qeverisë së Kosovës, në emrin tënd personal apo në emrin e 6 personave që janë përmendur në raportin e Martit?
Është sulmuar shteti i Kosovës. Është sulmuar populli kosovar. Kosova dhe Shqipëria janë nën sulm. Ja pse kjo cështje duhet të sqarohet plotësisht. Është një përgjegjësi shtetërore dhe jo individuale.
(Në fillim të intervistës EUobserver sqaron se intervista është marrë më 22 dhjetor por është ruajtur publikimi deri më 10 janar 2010 pasi prisnin të merrnin përgjigje për të marrë në intervistë dhe Dick Marti, Karla Del Ponte, si dhe presidentin Serb Boris Tadic. Por kërkesa për intervistë u refuzua.)
(Intervista eshte botuar ne anglisht ne faqen http://euobserver.com/24/31613)
(s.g/BalkanWeb)